ISHP: Shkollat nuk do mbyllen edhe nëse do ketë raste me Covid 19 - Business Magazine Albania

ISHP: Shkollat nuk do mbyllen edhe nëse do ketë raste me Covid 19

U fol shumë gjatë verës se shkujdesja në plazhe do të reflektohej në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid gjatë vjeshtës. Por sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico, sfida e vërtetë është rihapja e shkollave.

“Jo pushimet, por shkollat sfida jonë e vërtetë. Nuk do mbyllim shkollën për 1 rast”, u shpreh Fico. Në strategjinë e testimit dhe zbulimit, është caktuar një korsi preferenciale që do t’i japë prioritet mësuesve në zhvillimin e testit të tamponit dhe marrjes së përgjigjes brenda pak orëve. Për të gjithë ata që janë në pritje të përgjigjes së negativizimit, drejtoresha e ISHP shpjegon se vonesat në dhënien e rezultatit të ritestimeve lidhen me prioritetin që i jepet rasteve të reja.

LEXO: Shkollat pas pandemisë së Covid-19: nga një kulturë të mësuari në një kulturë të nxëni

Në ISHP po instalohen pajisje të reja që ndihmojnë ekzaminimin më të shpejtë dhe sigurt të mostrave të marra nga pacientët e dyshuar me Covid. Listës së testimeve i shtohen çdo ditë për konfirmim final dhe ato të laboratorëve privatë të licencuar për të kryer këtë lloj ekzaminimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0