iPhone-i i palosshëm i Apple mund të jetë modeli më i shtrenjtë ndonjëherë – duke larguar edhe fansat e tij më të mëdhenj - Business Magazine Albania

iPhone-i i palosshëm i Apple mund të jetë modeli më i shtrenjtë ndonjëherë – duke larguar edhe fansat e tij më të mëdhenj

iPhone-i i palosshëm i Apple mund të jetë modeli më i shtrenjtë ndonjëherë – duke larguar edhe fansat e tij më të mëdhenj

Raportet e fundit sugjerojnë se Apple mund të lançojë një iPhone të palosshëm brenda vitit të ardhshëm dhe fjala është se çmimi i tij mund të kalojë lehtësisht 2,000 dollarë.

Edhe pse ende nuk ka asgjë të konfirmuar, analistët parashikojnë se telefoni i parë i palosshëm i kompanisë mund të fillojë me një çmim prej 2,299 dollarësh, duke e bërë atë modelin më të shtrenjtë të Apple deri më sot, sipas Mac Rumors. Aktualisht, iPhone 16 Pro Max mban rekordin si telefoni më i madh dhe më i shtrenjtë i Apple, me një çmim fillestar prej 1,199 dollarësh. Këto lajme vijnë pas një vizite të fundit në Azi nga analisti i bankës britanike Barclays, Tim Long, dhe ekipi i tij, ku u takuan me prodhuesit e pajisjeve hardware. Long i tha Mac Rumors se për shkak të çmimit tepër të lartë, ai mendon se shitjet do të jenë të kufizuara. Por ai nuk është i vetmi ekspert që parashikon një çmim marramendës për këtë pajisje. Analisti i zinxhirit të furnizimit të Apple, Ming-Chi Kuo, ka dhënë një vlerësim edhe më të lartë – rreth 2,500 dollarë. Megjithatë, ndryshe nga Long, Kuo beson se konsumatorët do të vrapojnë për ta blerë këtë pajisje revolucionare sapo të dalë në treg, pasi do të jetë e para e këtij lloji për përdoruesit e Apple. Këto parashikime bazohen në çmimin që Samsung kërkon për Galaxy Z Fold6, i cili kushton 1,899 dollarë.

Lexo edhe:iPhone-i i parë me ekran të palosshëm nga Apple mund të lançohet deri në 2026 dhe do kushtojë rreth $2,500

Sa i përket dizajnit të mundshëm të këtij iPhone-i të palosshëm, pritet të jetë jashtëzakonisht i hollë – rreth 4.5 mm kur është i hapur dhe midis 9 mm dhe 9.5 mm kur është i palosur, sipas Kuo. Gjithashtu, thuhet se do të ketë një kamerë të përparme, dy kamera të pasme dhe një buton me Touch ID në vend të Face ID. Apple ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit – ndërkohë që po qarkullojnë këto thashetheme për iPhone-in e palosshëm, janë shfaqur edhe foto të rrjedhura që tregojnë se si mund të duket iPhone 17. Ndërsa ky model i ri pritet të dalë më vonë këtë vit, fansat e Apple kanë pasur mundësinë të shohin dizajnin e mundshëm të kamerës së iPhone 17, falë fotove të rrjedhura në X të modeleve “dummy” metalike. Çdo model provë kishte një dizajn të ndryshëm të kamerës – njëri ishte vertikal me dy lente, ndërsa tre të tjerët kishin shirita drejtkëndorë, me një ose tre lente.

Mockup-et gjithashtu sugjeruan se një nga modelet e iPhone 17 mund të jetë jashtëzakonisht i hollë – i cili mund të jetë i shumëpërfoluri iPhone Air. Deri në momentin kur iPhone-i i palosshëm të bëhet realitet, koleksioni iPhone 17 mund të përmbajë një nga modelet më të shtrenjta, sipas Tech Radar.

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0