Inxhinierët e Formula 1 ndërtojnë pajisjen që zëvendëson ventilatorët e frymëmarrjes

Inxhinierët e Formula 1 ndërtojnë pajisjen që zëvendëson ventilatorët e frymëmarrjes


Studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër punuan me mjekët e Spitaleve të Kolegjit dhe me inxhinierët e Mercedes, që punojnë për Formula One për të ndërtuar pajisjen, e cila dërgon oksigjenin në mushkëri pa pasur nevojë për një ventilator. 

Në thelb, pajisja kanalizon një miks oksigjeni dhe ajri normal në maskën e vendosur nga pacienti me një ritëm të përcaktuar, duke zëvendësuar rolin e ventilatorëve. Në veçanti, pajisja do të ndihmojë pacientët që vuajnë nga koronavirusi dhe janë tepër të rënduar për të përballuar shtrimin në terapi intensive.

Pajisjet e presionit pozitiv të rrugës ajrore të vazhdueshme(CPAP) janë përdorur tashmë në spitale, por ato janë të kufizuara në numër. Kina dhe Italia i kanë përdorur këto pajisje për të ndihmuar pacientët me Covid-19. Rreth gjysma e pacientëve në Itali, që kanë përdorur CPAP nuk kanë pasur nevojë për ventilatorë.

100 nga pajisjet e reja janë dorëzuar në spitalet në Londër. Nëse provat shkojnë mirë, mund të prodhohen deri në 1.000 pajisje CPAP në ditë nga Mercedes-AMG-HPP. Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Angli, tashmë ka dhënë miratimin e saj për përdorimin e tyre.

Kjo pajisje do të ketë një impakt domethënës  në lehtësimin e gjendjes në pavijonet spitalore.

“Kemi punuar ditë e natë, por jemi krenarë që një punë, që ndoshta mund të zgjaste muaj të tërë e kryem brenda disa ditëve”, tha një nga inxhinierët e Mercedesit.

The Telegraph

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0