Investimet e huaja në Shqipëri, ja si janë të pozicionuara shtetet dhe kompanitë

Investimet e huaja në Shqipëri, ja si janë të pozicionuara shtetet dhe kompanitë


Disa të dhëna interesante për Investimet e Huaja Direkte (IHD) në ekonominë shqiptare.

1-Në fund të vitit 2017, stoku i Investimeve të Huaja Direkte në ekonominë shqiptare arriti në 6.5 miliardë euro, çka shënon vlerën më të lartë historike.

2- Vlera e aseteve që të huajt zotërojnë në Shqipëri ka ardhur në rritje nga viti në vit, dhe nga 3.9 miliardë euro që ishte në vitin 2012 ka mbërritur në 6.5 miliardë euro në fund të vitit të kaluar.

3- Greqia është vendi me stokun më të lartë të IHD-ve, me gati 20% të totalit.

4- Shtete të tjera me peshë për sa u përket Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri janë Zvicra me 13.6%, Kanadaja po me 13.6% dhe Holanda me 13%.

5-Kompanitë italiane dhe ato turke (që disa vite më parë zinin një peshë më të madhe) zotërojnë respektivisht 10% dhe 8% të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri, ndërsa Austria zotëron 6.4%.

7- Vendi me rritjen më të madhe është Zvicra, e cila në 3 vitet e fundit i ka rritur me mbi 10 herë investimet në Shqipëri, nga 79.4 milionë euro në vitin 2014 në 888.3 milionë euro në fund të 2017.

8- Greqia ka pasur pak a shumë një nivel konstant të stokut të Investimeve të Huaja në 3 vitet e fundit.

9-Investimet greke në vend përgjithësisht janë të shtrira në sektorin bankar, atë të telekomunikacioneve, por edhe sektorë të tjerë prodhues. Për Kanadanë, pjesa dërrmuese e investimeve përfaqësohet nga Bankers Petroleum, ndërsa në rastin e Zvicrës pesha e lartë e investimeve lidhet me gazsjellësin Transadriatik.

10- Holanda është një tjetër vend me rritje të vrullshme të Investimeve të Huaja në Shqipëri. Stoku i Investimeve holandeze në Shqipëri u rrit nga 506 milionë euro në 2014-ën në 845.7 milionë euro në fund të vitit të kaluar me rritje gati 70%.

11- Në rastin e Zvicrës, rritja e investimeve të huaja i dedikohet thuajse tërësisht gazsjellësit Transadriatik, ndërsa për Holandën ajo ka ardhur nga kompania e naftës Shell, por edhe si pasojë e faktit se një sërë kompanish koncesionare (partneritete publike dhe private) që janë në Shqipëri po vijnë nga Holanda.

Burimi: Të dhëna të Përpunuara nga Open Data.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0