Investimet e BEI Globale të BEI-t shënuan një vlerë prej 693 milionë eurosh në Ballkanin Perëndimor në 2024 - Business Magazine Albania

Investimet e BEI Globale të BEI-t shënuan një vlerë prej 693 milionë eurosh në Ballkanin Perëndimor në 2024

Investimet e BEI Globale të BEI-t shënuan një vlerë prej 693 milionë eurosh në Ballkanin Perëndimor në 2024
~14 minuta lexim

Në vitin 2024, financimi i Grupit të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI Globale) për projekte të reja në Ballkanin Perëndimor arriti në vlerën 693 milionë euro, projekte të cilat lidhen me sigurinë e energjisë, transportin e qëndrueshëm, masat për klimën, zhvillimet digjitale dhe kapitalin njerëzor. Nga këto fonde, janë nënshkruar 527 milionë euro në kredi, 164 milionë euro në grante në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) dhe 2 milionë euro në grante nën Iniciativën për Qëndrueshmëri Ekonomike të BEI-së. Pjesa më e madhe e nënshkrimeve të reja iu nda transportit të qëndrueshëm (43%), projekteve të energjisë së pastër (31%, përqindje rekord) dhe sektorit privat (20%).

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur të gjitha vendet në rajon në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. Arritja e një konvergjence më të lartë me Bashkimin Evropian kërkon reforma dhe investime të rëndësishme, prandaj mbështetja e kombinuar financiare dhe teknike nën ombrellën e Team Europe ofron një mbështetje koherente, të vazhdueshme dhe të gjerë. Plani i fundit i rritjes paraqet shembuj të nismave që mund të përshpejtojnë integrimin e tregut, rritjen ekonomike dhe ambiciet e pranimit në BE,” tha zëvendëspresidenti i BEI-t, Robert de Groot.

Mbështetje për projektet e energjisë

Banka dha kredi me vlerë 213 milionë euro për rehabilitimin e disa hidrocentraleve të mëdha dhe instalimin e matësve të avancuar të energjisë elektrike në Serbi. Përveç kësaj, banka financoi ndërtimin e një prej termocentraleve më të mëdha diellore afër Prishtinës në Kosovë[*], i cili do të adresojë nevojat energjetike të mbi 29 000 familjeve dhe do të shkurtojë 174 000 tonë emetime dioksidi karboni në vit.

“Si bankë e BE-së për klimën, ne kemi intensifikuar përpjekjet tona për të promovuar një tranzicion të gjelbër në secilin vend dhe jemi të palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur dekarbonizimin e ekonomive rajonale me qëllim garantimin e sigurisë energjetike dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit,” tha zëvendëspresidenti De Groot.

Banka vuri gjithashtu në dispozicion programin këshillues të sistemeve financiare të gjelbra në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri për të përmirësuar praktikat e menaxhimit të rrezikut klimatik të bankave kombëtare dhe lokale dhe investimet e gjelbra te kompanitë. Disa projekte të financuara nga BEI përfituan nga asistenca teknike në kuadër të programit këshillimor të FIBP dhe asistencës së përbashkët për mbështetjen e projekteve në rajonet evropiane (JASPERS). Që nga nënshkrimi i mandatit të tretë në vjeshtën e vitit 2023, ekspertët e JASPERS kanë përmbushur 32 detyra këshilluese në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke mbuluar sektorët e transportit, ujit, energjisë, urban dhe digjital.

Lexo edhe:Siguria kibernetike dhe inovacioni, si po e transformon NEXUS Albania ekosistemin teknologjik shqiptar?

Avancimi i lidhjes së qëndrueshme në vitin 2024

Në vitin 2024, BEI Globale vijoi të mbështesë sektorin e transportit me financime të reja me vlerë 295 milionë euro. Këto përfshinë marrëveshje për rehabilitimin e seksioneve hekurudhore në Mal të Zi dhe Shqipëri. Këto përmirësime të infrastrukturës përgjatë rrjetit të zgjeruar të transportit transevropian (TEN-T) do të rrisin kapacitetin, efikasitetin dhe sigurinë hekurudhore, duke promovuar një zhvendosje nga transporti rrugor në transport të qëndrueshëm. Për më tepër, Banka nënshkroi grant të BE-së me një vlerë totale prej 79 milionë eurosh për ndërtimin e një seksioni në Korridorin Vc në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Nxitja e krijimit të vendeve të punës dhe masat për klimën në kompanitë rajonale

BEI Globale investoi 151 milionë euro për të mbështetur projektet e zgjerimit, punësimit, inovacionit dhe energjisë së pastër te kompanitë. Falë linjës së tij të parë të kredisë së bazuar në ndikim, bizneset e vogla në rajon kanë krijuar vende të reja pune, kanë ofruar trajnime dhe mundësi zhvillimi të karrierës për njerëzit nga grupet e cenueshme. Në kuadër të Instrumentit të Garancisë për Inovacionin dhe Zhvillimin e Ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor (WB EDIF) lidhur me qëndrueshmërinë e NVM-ve në Bashkimin Evropian, Fondi Evropian i Investimeve, pjesë e Grupit të BEI-t, siguroi garanci që pritet të zhbllokojnë kredi me vlerë mbi 750 milionë euro për rreth 13 000 biznese të vogla, duke mbështetur rreth 180 000 vende pune.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0