"Intours albania" përmes platformës online, mundësi pushimesh edhe për turistët vendas

“Intours albania” përmes platformës online, mundësi pushimesh edhe për turistët vendas


Si turistë, a ju ka ndodhur të frekuentoni hotele në Shqipëri, që janë në fakt top destinacionet e të huajve? Shpesh ankohemi se nuk gjejmë destinacione të mira në vend, por ndërkohë shifrat tregojnë se të huajt po e zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si një vend për të pushuar.

Agjensia e udhëtimeve dhe Tour Operatori “Intours albania” ka investuar së fundi në platformën online, ku çdo shqiptar mund të vendoset përkrah një turisti të huaj për të marrë cilësi të mirë shërbimi, pa pasur nevojë të paguajë çmime të kripura.

Astrit Kurti, drejtues i kompanisë, thotë se, “përmes platformës online, ne ua ofrojmë Shqipërinë të huajve, por pse jo edhe qytetarëve shqiptarë. Ne kemi mijëra dhoma, të cilat, kur nuk mbushen nga të huajt, pse të mos mund të ofrohen për klientët vendas.”

Partneriteti me kompaninë menaxhuese të hoteleve, “Harmoni Hotels Group”, bën të mundur që “intours” të ofrojë oferta kur ka kapacitete akomoduese të lira. “Shërbimet që u japim të huajve, synojmë të mund t’i japim dhe për vendasit. Një fundjave, disa ditë”, thotë Kurti. Akomodimet në dispozicion  mund të shihen tek “intours albania”, ndërsa mundësia e pagesave është po ashtu një opsion lehtësues.

Përmes një forme organizimi efektive, “intours” operon bashkë me “Harmony”, duke pasur në menaxhim 6 hotele në Durrës e Sarandë, me një kapacitet prej rreth 400 dhomash.

Kjo ka bërë që së fundi, në Durrës të rikthehen pushimet cilësore, madje të shtrira në kohë. Turistët polakë e çekë, por edhe nga vendet nordike, nuk presin pikun e verës për të pushuar në Shqipëri.

Drejtuesi i “intours albania” është optimist për ecurinë e turizmit këtë vit. Pritshmëritë e tij, janë për një zhvillim të sektorit deri në 15% krahasuar me një vit më parë, ndërsa shpreson që shërbimi publik (rrugë e pastërti) të jenë brenda standardeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0