Internet në telefon. Po zhduket përdorimi i laptopit edhe në Shqipëri - Business Magazine Albania

Internet në telefon. Po zhduket përdorimi i laptopit edhe në Shqipëri

Internet në telefon

INSTAT ka publikuar rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit për vititn 2021, ku tregohet se interneti është një domosdoshmëri për qytetarët shqiptarë, pasi ai përdoret nga 79,3% e popullsisë në moshën 16-74 vjeç. Nga këto persona, 91,7% e tyre e përdorin çdo ditë dhe 7,7% e përdorin të paktën një herë në javë.

Gjithashtu, përmes kësaj ankete zbulohet se 98,7% e individëve e aksesojnë internetin përmes telefonave inteligjentë, ndërkohë që 22,8% e tyre e përdorin internetin përmes laptopit.

Një trend në rritje nga viti në vit është kryerja e thirrjeve përmes aplikacioneve si Skype, Viber apo WhatsApp. 98% e individëve kryejnë thirrje përmes aplikacioneve të lartpërmendura, një rritje me 2,1 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2020.

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është rritur nga 83% gjatë vitit të kaluar në 88%. 530.000 familje kanë një akses në internet me rrjet fiks broadband, ndërsa përqindja e familjeve me akses në internet përmes lidhjes mobile broadband është 99,1%, krahasuar me 90,7% në vitin 2020.

Gjatë 2021 blerjet online janë kryer nga 21,4% e popullsisë së grupmoshës 16-74 vjeç, trend i cili është rritur me gati 2 pikë përqindje, krahasuar me vitin paraardhës. Produktet më të blera janë: veshje/ këpucë/aksesorë (88,9%) dhe më pas ushqimet apo pijet (24,6%).

Lexo edhe: Për çfarë e përdorin internetin shqiptarët? Ja raporti i fundit i Eurostat

Për sa i përket grupmoshës që përdorin më tepër TIK, dominon 16-24 vjeç me 96,7%. Individët e grupmoshës 65-74 vjeç që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin llogariten të jenë rreth 51,1%.

Gjatë vitit 2021, 81% e burrave dhe 78% e grave nga 16 në 74 vjeç kanë treguar se janë përdorues të internetit. Burrat dominojnë në përdorimin e përditshëm të internetit, ndërsa gratë që e përdorin internetin një herë në javë janë më të shumta (53,1%).

Por, gratë gjatë 2021 kanë kryer më së shumti blerje online, si produkte për kujdes personal, produkte për fëmijë ose lodra për to. Preferencat e burrave për sa i përket blerjeve online janë mallrat sportive, shërbimet e ushqimit nga restorantet dhe ushqime apo pije nga dyqanet.

instat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0