Internet i shpejtë, Elon Musk nis 60 satelitët e parë në hapësirë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 24/05/2019

Internet i shpejtë, Elon Musk nis 60 satelitët e parë në hapësirë

Share
nga Admin
Maj 24, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Kompania “Space X” e Elon Musk nisi në hapësirë sistemin “broadband”. Raketa “Falcon-9” u lëshua nga Cape Canaveral e Floridës, të enjten pasdite. Në të ndodhen 60 satelitë, të cilët janë në gjendje t’u sigurojnë përdoruesve në botë lidhje të shpejtësisë së lartë në internet.

Kompania e miliarderit Elon Musk, synon të hedhë në hapësirë afro 12.000 anije kozmike për rrjetin “Starlink”. “Space X” është një prej grupeve tregtare që kanë leje për të hedhur në hapësirë një “megakonstelacion” interneti.

Mes tyre është edhe “startup-i “OneWeb” me seli në Britaninë e Madhe. Në shkurt OneWeb nisi fluturimet në hapësirë me 6 anije kozmike operacionale. Ambicie të mëdha në këtë fushë ka edhe rrjeti gjigant i shitjeve online, “Amazon”. Ajo po punon për një projekt, ku parashikohen të lëshohen 3.200 satelitë, të nohur si “Projekti Kuiper”.

Lexo: Pse hapësira po bëhet një vend i rrezikshëm për të bërë biznes?

Të gjitha kompanitë e përfshira në këtë fushë, parashikojnë të dërgojnë anije kozmike në orbitën e Tokës, nën 2.000 km mbi planetin. Kjo pritet të ulë vonesat dhe të ketë një reagim në kohë për lidhjet në internet.

Raketa “Falcon” u nis për fluturim nga kompleksi 40 i lëshimeve hapësinore “SLC-40” në bazën e Forcave Ajrore në Cape Canaveral, në orën 22:30 me atë lokale, apo 4.30 të mëngjesit të së premtes.

The telegraph