Internet i shpejtë, BE jep 30 mln euro për Ballkanin Perëndimor

Internet i shpejtë, BE jep 30 mln euro për Ballkanin Perëndimor


Interesi i BE-së për të integruar së pari Ballkanin në vetvete para se ta pranojë në “gjirin” e saj, është bërë i dukshëm tashmë. Pas projekteve të rrugëve ndërrajonale, BE po financon edhe në lidhjen në teknologji.

Një grant prej 30 milionë euro është parashikuar për Ballkanin Perëndimor, me kusht që vendet të instalojnë internetin broadband. Objektivi është të mobilizohen investimet strategjike në këtë drejtim, dhe të nxiten rrjetet socio-ekonomike.

Në Sofje të Bullgarisë është lançuar Axhenda Dixhitale e Ballkanit Perëndimor, një axhendë që synon të mbështesë tranzicionin e rajonit në një ekonomi dixhitale dhe të sjellë përfitime nga transformimi dixhital, si rritje më të shpejtë ekonomike, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira për qytetarët.

Marija Gabriel, komisionere për Ekonomi dhe Shoqëri Dixhitale, tha se, “Angazhimi në Agjendën Dixhitale do të sigurojë që qytetarët të kenë aftësi për të plotësuar kërkesat e ekonomisë së re dhe do të ndihmojnë në modernizimin e administratave publike, në forcimin e sigurisë kibernetike, në rritjen e lidhjes dhe në përmirësimin e klimës së biznesit”.

Lexoni: Deputetët ankohen për shpejtësinë e internetit. AKEP premton: do të rishikojnë kontratat

Ministrat e gjashtë vendeve (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe Serbi) do të angazhohen për hapjen e internetit broaband në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë e objektivave të integrimit dixhital është edhe rritja e sigurisë kibernetike, forcimi i ekonomisë dhe shoqërisë dixhitale. Grantet u japin përparësi shërbimeve publike, sipas preyantimeve në Sofie. Aty përfshihet vendosja e mjeteve të e-qeverisjes, e-prokurimit dhe e-shëndeti. Kjo synohet të arrihet duke mbështetur përfshirjen dhe përfaqësimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në nismat e BE-së.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0