Inteligjenca Artificiale rikrijon pikturat e artistëve të famshëm - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale rikrijon pikturat e artistëve të famshëm

Nuk mund të ktheheni në kohë për të parë sesi Monet dhe Van Gogh i kanë realizuar kryeveprat e tyre, por inteligjenca artificiale mund të ketë përgjigjen më të përafërt. Studiuesit e MIT CSAIL kanë krijuar një sistem machine learning të quajtur Timecraft, që mund të nxjerrë në pah mënyrën se si është realizuar një pikturë edhe nga artistë të famshëm.

Dizajni u trajnua me 200 video timelapse të pikturave në formatin dixhital dhe më pas shkencëtarët prodhuan një rrjet neural që mund të dekonstruktojë veprën bazuar në këtë çfarë ka mësuar.

Rezultat nuk janë perfektë, por shumë më efektive sesa prisnin. Timecraft ishte më i mirë sesa metodat e përdorura deri më sot për të njëjtën qëllim në 90% të rasteve. Kodi burimor i sistemi do të jetë i disponueshëm për të gjithë. Përveç mësimeve të historisë virtuale, kjo mund të jetë e dobishme për ilustrimin e teknikave të përgjithshme të pikturës.

ENGADGET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0