Inteligjenca artificiale po i bën punonjësit më me vlerë, jo të panevojshëm! - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale po i bën punonjësit më me vlerë, jo të panevojshëm!

Inteligjenca artificiale po i bën punonjësit më me vlerë, jo të panevojshëm!

Pavarësisht frikës së përhapur se inteligjenca artificiale do të automatizojë punët dhe do të ulë pagat, ajo në fakt po i bën punonjësit më të vlefshëm, jo më pak, tregon një studim i ri nga kompania ndërkombëtare e shërbimeve profesionale PwC.

“Ajo që i shqetëson njerëzit në këtë mjedis është shpejtësia me të cilën zhvillohet teknologjia,” tha Joe Atkinson, Shefi Global për AI në PwC. “E vërteta është që ritmi i këtij inovacioni është jashtëzakonisht i shpejtë – më i shpejti që kemi parë ndonjëherë në historinë e zhvillimit teknologjik.” “Sipas raportit, AI në fakt po krijon vende pune,” shton Atkinson. Në fakt, si vendet e punës ashtu edhe pagat janë në rritje pothuajse në çdo profesion të ekspozuar ndaj AI, pra, në punët ku teknologjia mund të aplikohet – përfshirë edhe ato që janë më lehtësisht të automatizueshme, si shërbimi ndaj klientit apo programimi kompjuterik, sipas raportit “AI Jobs Barometer 2025”. “Pra, sfida, sipas nesh, nuk është nëse do të ketë punë apo jo, por sa të përgatitur janë punonjësit për t’i marrë ato,” shton Stubbings. Raporti, që analizoi mbi 800 milionë njoftime pune dhe mijëra raporte financiare të kompanive në gjashtë kontinente, sfidon gjashtë mite të zakonshme mbi ndikimin e AI:

1. Produktiviteti

Miti: AI nuk ka pasur ende ndikim domethënës në produktivitet.
Realiteti: Që nga viti 2022, rritja e produktivitetit në industritë më të përshtatshme për të përvetësuar AI është katërfishuar, ndërkohë që ka rënë pak në ato më pak të ekspozuara (si fizioterapia). Për shembull, industria e publikimeve softuerike shënoi trefish rritje në të ardhurat për punonjës.

2. Pagat

Miti: AI do të ndikojë negativisht te pagat dhe fuqia negocuese e punonjësve.
Realiteti: Punonjësit me aftësi në AI fitojnë mesatarisht 56% më shumë se ata pa këto aftësi në të njëjtat profesione, një rritje nga 25% që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu, pagat po rriten dyfish më shpejt në industritë më të ekspozuara ndaj AI.

3. Numri i vendeve të punës

Miti: AI do të ulë numrin e vendeve të punës.
Realiteti: Edhe pse rritja e punësimit është më e lartë në profesione më pak të ekspozuara (65% nga 2019 deri në 2024), ajo mbetet e fortë edhe në profesione të ekspozuara ndaj AI (38%).

Lexo edhe:Meta në bisedime për të investuar mbi 10 miliardë dollarë në Scale AI

4. Pabarazia

Miti: AI do të përkeqësojë pabarazitë në mundësi dhe paga.
Realiteti: Punët që mund të përmirësohen ose automatizohen nga AI po përjetojnë rritje si në paga, ashtu edhe në punësim. Kërkesat për diploma universitare po bien më shpejt në këto profesione, duke hapur mundësi për miliona punonjës.

5. Aftësitë

Miti: AI do t’i bëjë punët më pak të kualifikuara.
Realiteti: Në fakt, AI mund t’i pasurojë këto punë duke liruar punonjësit nga detyrat e mërzitshme dhe duke i orientuar drejt vendimmarrjes dhe aftësive më të ndërlikuara. Për shembull, nga operator të të dhënave, punonjësit mund të kalojnë në role me më shumë vlerë si analistë të të dhënave.

6. Automatizimi

Miti: AI do të ulë vlerën e punëve të automatizueshme.
Realiteti: Jo vetëm që pagat në këto profesione janë në rritje, por AI po i transformon ato në punë më komplekse dhe kreative , duke i bërë njerëzit më të vlefshëm.

A mund të jetë e dobishme një rritje më “e butë” e vendeve të punës? Studimi sugjeron edhe një këndvështrim tjetër: në një botë ku shumë vende përballen me rënie të popullsisë në moshë pune, një rritje më e ngadaltë e vendeve të punës të ekspozuara ndaj AI mund të jetë e favorshme. Shtimi i produktivitetit përmes AI mund të krijojë një “efekt shumëzues” për fuqinë ekzistuese punëtore dhe të plotësojë boshllëqet që kompanitë nuk do të mund t’i mbushnin ndryshe. Po ashtu, ndihmon edhe në rritjen e bizneseve.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0