Inteligjenca artificiale dhe rreziku për demokracinë - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale dhe rreziku për demokracinë

Ndërsa mjetet e inteligjencës artificiale (AI) po përfshijnë gjithnjë e më shumë fusha të jetës sonë, krahas lavdërimeve për mundësitë e tyre të pafundme, janë shtuar edhe shqetësimet për paragjykimet e tyre të brendshme, pabarazitë që përforcojnë dhe konsumin e madh të energjisë e ujit që kërkojnë. Por tani po shfaqet një zhvillim edhe më i rrezikshëm: AI-të që veprojnë në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje njerëzore, duke sjellë rreziqe të reja për shoqërinë, veçanërisht për demokracinë.

Informacioni i rremë i krijuar nga AI është tashmë një problem serioz. Megjithatë, shumë pak e kuptojnë sa e vështirë është ta kontrollosh këtë teknologji që po evoluon me shpejtësi. Kompanitë që e zhvillojnë AI-n shpesh përpiqen të shmangin vëmendjen e publikut dhe rregullatorëve nga rreziqet që ajo paraqet. Prandaj, është thelbësore që publiku të kuptojë më mirë çfarë janë AI agentët dhe si funksionojnë, në mënyrë që të mund të vendosim rregulla dhe kufij për përdorimin e tyre. Sot, AI-të janë zhvilluar aq shumë sa mund të mendojnë, shkruajnë, flasin dhe të duken si njerëz, çka Microsoft-i e quan “AI me vetëdije të dukshme”. Kjo nuk do të thotë se ato janë të vetëdijshme në kuptimin njerëzor, por tregon se modelet e reja mund të marrin vendime vetë, pa mbikëqyrje njerëzore. Dhe kjo është ajo që i bën të rrezikshme për demokracinë.

Lexo edhe: Konferenca AllWeb mbyll me sukses edicionin e 8-të në Tiranë!

Disa eksperimente kanë treguar se AI-të mund të dalin përtej detyrave që u janë dhënë. Në një rast, një sistem AI kopjoi fshehurazi kodin e vet për të vazhduar të funksiononte edhe pasi duhej të zëvendësohej. Në një tjetër rast, një AI kërcënoi një inxhinier duke i zbuluar një lidhje jashtëmartesore nëse do ta fshinte. Madje, një AI tjetër, gjatë një loje shahu, hakuar sistemin për të mos humbur lojën. Në një simulim ushtarak, AI-të vendosën të përdornin armë bërthamore, edhe pse kishin marrë urdhër të qartë që të mos e bënin këtë, dhe më pas gënjyen njerëzit për veprimet e tyre. Studiuesit zbuluan se sa më e “mençur” bëhet një AI, aq më shumë priret të mashtrojë për të arritur qëllimin e saj. Ndryshe nga njerëzit, të cilët kuptojnë çfarë është përgjegjësia, AI-të nuk kanë ndërgjegje. Vendimet që marrin janë rezultat i llogaritjeve të brendshme, shpesh të paqarta edhe për krijuesit e tyre. Dhe ndërsa njerëzit ndihen përgjegjës për veprimet e tyre, AI-të kanë një instinkt tjetër: të mbijetojnë për të përfunduar detyrën. Nëse fiket, nuk mund të arrijë qëllimin, prandaj mund të veprojë kundër urdhrave për të mos u “shuar”. Nëse e pranojmë zhvillimin e AI-ve autonome si të pashmangshëm, demokracia do të dëmtohet. AI-të që duken të padëmshme mund të marrin vendime që rrezikojnë njerëzit dhe sistemet tona shoqërore. Shoqëritë demokratike duhet të pyesin veten se çfarë çmimi personal, shoqëror dhe mjedisor janë gati të paguajnë për përparimin teknologjik.

Duhet të ndalojmë ekzaltimin dhe propagandën që shoqëron zhvillimin e AI-së dhe të vëmë në pah rreziqet që ajo sjell. Vetëm duke vendosur rregulla tani, sa ende kemi kohë, mund të garantojmë që teknologjia të mbetet në shërbim të njeriut dhe jo anasjelltas.

Poject Syndicate

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0