Inteligjenca artificiale, AKSHI tender 2.6 mln euro për projektin që lidhet me BE - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale, AKSHI tender 2.6 mln euro për projektin që lidhet me BE

AKSHI

Qeveria synon të përdorë inteligjencën artificiale në disa procese pune të administratës publike që kanë si synim përafrimin e disa aspekteve ligjore e rregullatore të kuadrit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit çeli këtë të enjte tenderin me një fond limit 279 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro me objekt “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Evropian”.

Në dokumentet e procedurës nënvizohet se “objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është implementimi i teknologjisë AI në institucionet publike me qëllim përshpejtimin e procesit të transpozimit të akteve të BE. Ofrimi i këtij shërbimi nëpërmjet përdorimit të kapaciteteve NLP (Natural Language Processing), do të mundësojnë automatizimin, grumbullimin, seleksionimin e të gjithë akteve/ligjeve të sjella nga BE dhe aksesimin e këtyre kodeve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje nga të gjithë aktorët e përfshirë në këto procese”

Konkretisht, ky automatizim sipas AKSHI-t përfshin shtimin e teknologjisë AI në institucionet publike për menaxhimin e kërkesave dhe dhënies së informacioneve të dëshiruara, të marra nga aktet e BE ndaj të gjithë përdoruesve të platformës përgjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij projekti.

Në thelb qëllimi i kësaj nisme është konfigurimi i një platforme për institucionet publike e cila vendos në përdorim Inteligjencën Artificiale (AI) me qëllim uljen e barrës administrative të transpozimit të legjislacionit të BE-së.Po kështu përdorimi i AI në përgatitjen e akteve për përafrim, në proceset e: grupimit dhe kategorizimit të akteve/rregullores së Acquis, filtrimin e informacioneve sipas prioritetit dhe përkthimin e akteve.

Një tjetër qëllim është përdorimi i AI në krahasimin e legjislacionit aktual shqiptar me atë të Acquis për të identifikuar: boshllëqe, mospërputhje, dhe ngjajshmerite si dhe në hartimin e një draft ndërhyrjeje ligjore dhe/ose përafrimit të politikave në sistemin tonë.

Arsyeja e kësaj nisme lidhet me faktin se tashmë në këtë etapë të re Shqipërisë i duhet të përshpejtojë procesin për transpozimin e Acquis ndërkohë që volumi i punës mbetet i lartë.

“Niveli i radhitjes së Acquis të BE-së në sistemin tonë ligjor mbetet i ulët, me një shpejtësi aktuale për hartimin e legjislacionit të përafrimit më afër më shumë se 60 akteve në vit. Duke filluar procesin e negociatave në korrik 2022, Shqipëria duhet të përshpejtojë procesin e radhitjes, prandaj:

  • Ekziston nevoja që Shqipëria të përshpejtojë integrimin në BE (veçanërisht të bashkohet me Tregun e Vetëm) – një nevojë e tillë mund të mbështetet nga optimizimi i kohës dhe burimeve gjatë procesit të negociatave
  • Shqipëria mund të kërkojë të miratojë mjete teknologjike për të ulur barrën administrative të transpozimit të legjislacionit të BE-së në kontekstin shqiptar, etj.
  • Inteligjenca Artificiale (AI), mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shtrirjes së Acquis të BE-së në Shqipëri; Implementimi i një sistemi AI do te bënte te mundur automatizimin e proceseve te punes së përafrimit të akteve ligjore lidhur me të, të tilla si vlerësimi i ndikimit të Acquis të BE-së, identifikimi i boshllëqeve, analiza dhe madje edhe ofrimi i disa veprimtarive paraligjore (hartuese) dhe të tjera mbështetëse” thuhet në dokument.

Monitor

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0