Intel zbulon syzet e mençura - Business Magazine Albania

Intel zbulon syzet e mençura


Intel ka zbuluar syzet e saj të mençura të quajtura Vaunt, duke konfirmuar zërat që ishin shtuar kohëve të fundit mbi daljen e këtij produkti. Ato kanë kornizë plastike dhe një peshë nën 50 gramë, diçka më shumë se syzet e zakonshme, por shumë më pak se Google Glasses. Pjesët elektronike të përfshira në të kontrollojnë një lazer me fuqi shumë të ulët të klasit të parë, i cili ndriçon një imazh 400 x 150 pixel të kuq, monokrom, në syrin tuaj. Syzet nuk përmbajnë kamera duke e eleminuar kështu efektin ‘’’Big Brother’’ nga to.

Objektivi i Vaunt është kryesisht të japë lajmërime të thjeshta. Intel thotë se syzet janë më të fshehta se një smartwach, duke të të lejuar të kontrollosh lajmërimet ndërkohë që kryen aktivitete të tjera. Në një demo, është treguar se mund të gjesh ditëlindjen e një personi ndërkohë qe je duke biseduar me të në telefon. Sensoret e lëvizjes mund të detektojnë nëse për shëmbull ndodhesh në kuzhinë dhe të të japin receta ose një listë shpenzimesh.

Mund të jeni të shqetësuar për faktin se do të keni një lazer i cili ndodhet shumë pranë syrit tuaj, por ‘’ka fuqi aq të ulët sa ndodhet në fund të listës së lazerave të klasit të parë’’ ka thënë Mark Eastwood, nga Intel New Devices Group. Ekrani nuk është i dukshëm gjithashtu, nëse nuk kërkon të shohësh në të duke mos krijuar kështu probleme. Për faktin se lazeri është gjatë gjithë kohës i drejtuar në retinën tuaj, ndodhet gjithmonë në fokus duke mos patur rëndësi fakti nëse keni lente të thjeshta apo mjekësore.

Një tjetër opsion i përfshirë në to është Bluetooth i cili ju lejon të lidheni me telefonin tuaj, një proçesor për aplikacionet, një busull si dhe një acelerometer që lejon Vaunt të tregojë se ku jeni dhe në çfarë drejtimi jeni duke parë. Modelet e ardhshme mund të përmbajnë edhe një mikrofon i cili punon me asistentët e zërit si Alexa apo Siri.

Sa i përket komandave, Intel kërkon që Vaunt të mos ketë asnjë ‘’kosto sociale’’, pra që të mos ju shqetësojë gjatë një bisede. Në vend të kësaj ju mund të përdorni mënyra të tjera për ta komanduar.

Intel nuk ka komentuar ende mbi zërat që thonë se mund të shesë një pjesë ose të gjithë produktet Vaunt pasi ta ketë zhvilluar plotësisht produktin. Gjithsesi, ka thënë se më shumë mundësi nuk do ta nxjerrë prodhimin e saj të ri në treg si të vetëm, por në shoqërim me pajisje hardware të tjera.

Në lidhje me aplikacionet, Intel ka thënë se Vaunt do të jenë një platformë e hapur. Do të hidhet shumë shpejt një program aksesi paraprak dhe SDK në mënyrë që zhvilluesit të zbulojnë vetë se çfarë mund të bëjnë me të. Programet përgjithësisht do të hapen nëpërmjet apartatit tuaj smartphone por disa aplikacione mund të punohen drejtpërdrejt nga vetë syzet.

Është e qartë se proukti ndodhet ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe mund të shkojë në shumë drejtime të ndryshme. Duhet patur parasysh gjithashtu se Intel ka provuar shumë eksperimente kohëve të fundit të cilat nuk kanë shkuar shumë larg. Gjithsesi, koncepti i lajmërimeve të fshehta, pa nevojën e përdorimit të duarve, të cilat do të vijne nga një produkt i cili në pamje të parë duket shumë i zakonshëm, pra syzet, duket shumë interesant dhe për këtë duhen dhënë merita dhe duhet parë se si do të shkojë.

Burimi: engadget.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0