Nga Marjana Koçeku
Rinia është vitaliteti i nje kombi, e ardhmja dhe e tashmja e tij. E kush më mirë se rinia aktive dhe e arsimuar mund ta krijojë fatin dhe të ardhmen e vendit. Rinia shqiptare është ajo që aspiron që të ardhmen ta jetojë pranë familjes së madhe të Bashkimit Europian, ëndrra e rinsë se viteve ’90- “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” shpresojmë të përmbushet tani, mbas 30 vitesh.
Lexo: Shkencëtarët: Testet për antitrupa nuk provojnë imunitet nga COVID-19
Këtë javë edhe pse në kushte të izolimit prej pandemisë covid19, ne kujtojmë Javën e Europës, javë e cila festohet në nder të deklaratës së Robert Schuman, babait dhe themeluesit të bashkimit evropian që luftoi për një Europë të bashkuar mbi themelet e solidaritetit njerëzor. Këtë vit Shqipëria e feston ndryshe javën e Evropës, prej lajmit që morëm në shkurt, për hapjen e bisedimeve të negociatave me BE-në, me shpresën që këto negociata do të hapen së shpejti dhe do të finalizohen me integrimin e plotë. Në nder të të gjitha këtyre ngjarjeve, Qendra “Gratë në Shërbim Publik” organizoi webinarin me temë ”Integrimi i Shqipërisë në BE dhe roli i rinisë”.
Në webinar ishin të ftuar ekspertë të mardhënieve ndërkombëtare, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare znj. Eurona Leka MSc dhe z.Stiven Shala, delegat i parë i rinisë shqiptare në Kombet e Bashkuara, këshilltar rinor pranë OSCE dhe që prej shumë vitesh aktivist i shoqërisë civile dhe ndërmarrës i disa nismave shoqërore dhe politike. Nën moderimin e koordinatores së WPS Albania për rininë, aktivistes Marjana Koceku dhe në praninë e shumë të rinjve dhe studentëve të fushave të ndryshme, u fol për gjëndjen në të cilën ndodhet sot Shqipëria dhe Europa, afrimitetin me Evropën, qasjen e tyre ndaj nesh, pritshmëritë për hapjen e negociatave dhe politikën shqiptare.
Të rinjt shprehën mendimet, kritikat, idetë, skepticizmat por dhe sugjerimet e tyre ne rrafshin politik, shoqëror dhe diplomatik. Znj. Leka iu përgjigj me përpikmëri pyetjeve të të rinjve dhe kureshtjes së tyre për të njohur më tej strukturën e ndërlikuar të BE-së, procesin që do të kalojë Shqipëria në rrugën drejt kësaj familjeje dhe sfidat që ajo ka. Gjatë fjalës së mbajtur ajo u dha shtysë këtyrë të rinjve që të përpiqeshin fort, të investonin tek vetja nëpërmjet dijes dhe vlerave dhe të merrnin fatin e kombit në dorë. Shumë prej të rinjve pjesëmarrës ishin aktivistë të shoqërisë civile dhe aktivistë politik.
Lexo: Në OKB, reflektim për Luftën e Dytë Botërore dhe sfidën globale të koronavirusit
Ata shprehën dëshirat e tyre të mëdha, ëndrrat që kanë për vendin dhe që presin ti realizojnë por kushtet për realizimin e tyre janë të pamjaftushme. Në fjalën e saj përshëndetëse, znj.Mimoza Hajdarmataj, ish deputete, bashkëthemeluese dhe Drejtore Ekzekutive e WPS Albania, pasi falenderoi Marjanën për inisiativën, Euronën, për pranimin e ftesës si dhe Stivenin bashkë me të gjithë pjesmarrësit në ëebinar, adresoi mesazhin e saj me këto fjalë: “ Eshtë kënaqësi të shohësh angazhimin dhe dëshirën e madhe të rinisë për ta njohur më mirë Europën dhe për t’a analizuar atë.
Unë i përkas brezit që brohoritëm për herë të parë “E duam Shqiperinë si gjithë Evropa”, ëndërr që filloi në vitin 90 por që sot pas 30 vjetësh, ju takon ju të përpiqeni dhe ta bëni Shqipërinë me të vërtetë Europë. Do doja të ju inkurajoja që të mos ndaleshit asnjëherë së investuari tek vetja dhe tek vendi juaj. Ju, rinia e sotme, jeni vitaliteti dhe e ardhmja e këtij kombi dhe pavarësisht cdo gjëje duhet ta vazhdoni rrugën e nisur drejt europës por gjithmonë nëpërmjet dijes dhe të mirës së përbashkët. Ne si organizatë përvec mbrojtjes dhe fuqizimit të grave kemi si fokus dhe rininë. Unë jam e hapur për cdo ide, dëshirë, iniciativë apo cdo lloj mënyre me të cilën mund ti gjendemi rinisë më pranë.
Europa nuk ndërtohet me një herë por nëpërmjet arritjeve konkrete që kanë në bazë solidaritetin, ka thënë Shumani. Por solidaritetin nuk duhet ta ketë vetëm Europa por dhe ne si komb i vogël që jemi, pasi Europa përbëhet nga shtetet ashtu sic një familje përbëhet nga individët dhe që të gjitha këto organizma të mirëfunksionojnë kemi nevojë për solidaritet, bashkim dhe humanizëm’’ Qëndrojini njëri tjetrit pranë dhe ndërtojeni jetën tuaj me vlera- është këshilla ime u shpreh znj Hajdarmataj për të rinjtë pjesmarrës.
Në fund të këtij takimi virtual, pas shumë diskutimesh mjaft eficente, ëebinari u mbyll me sukses nën fjalën e moderators e cila përkujtoi ditën e Schuman por dhe 416 vjetorin e Heroit tonë Kombëtar dhe udhëheqësit që luftoi aq shumë për Shqipërinë e bashkuar dhe perëndimore, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe se si këto dy figura kaq të larta duhet të jenë frymëzim për rininë, pasi pa frymëzime të mëdha nuk mund të bëhen as gjëra të mëdha, të cilat i duhen kaq shumë vendit tonë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.