Live me Pezana Rexhën: Cilat janë sfidat personale dhe profesionale të Pezanës në këtë periudhë

Live me Pezana Rexhën: Cilat janë sfidat personale dhe profesionale të Pezanës në këtë periudhë


E Shtunë, 9 Maj, ora 19:30. Shënojeni nëpër kalendarët tuaj, sepse do të jemi Live me Pezana Rexha. Do flasim për historinë se si Pezana krijoi PANËN dhe zgjodhi të merret ripërpunimin dhe modelimin e drurit, duke krijuar mobilje apo aksesorë për ambiente të ndryshme. Cilat janë sfidat personale dhe profesionale të Pezanës në këtë periudhë, si e sheh ajo të ardhmen e këtij biznesi në Shqipëri etj, do të jenë disa nga temat që do të diskutojmë në këtë LIVE. Unë nuk e di për të tjerat, por di që do dilni të motivuar nga ky LIVE. Ju pres të Shtunën në 19:30!

Pezana Rexha ka studiuar arkitekturë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Punën e ka filluar që në moshën 14 vjeçare dhe ka krijuar sipërmarrjen e saj të parë në moshën 18 vjeçare. Jeta e saj është e drejtuar midis sipërmarrjes dhe arkitekturës. Njihet që i pëlqejnë shumë vështirësitë e mbi të gjitha që ka një mision social dhe ekologjik.

Në prill të vitit 2013, Pezana mori pjesë në një konkurs për sipërmarrje sociale dhe ide të gjelbërta në Shqipëri, një konkurs që i dha asaj mundësinë të krijonte një sipërmarrje inovative(Pana), që vijon të ketë sukses në treg. Pana është një biznes social që përveç se krijon mobilje dhe aksesorë të ndryshëm druri, ka fokusin edhe te personat nga grupe të marxhinalizuara (jetim, pensionist, persona me aftësi ndryshe etj) duke ju dhënë mundësinë të kenë një profesion dhe një jetë dinjitoze.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0