INSTAT: Rritja ekonomike ne 2014 ishte 1.9%. Parashikimi 2.1% - Business Magazine Albania

INSTAT: Rritja ekonomike ne 2014 ishte 1.9%. Parashikimi 2.1%


Instituti i Statistikave raportoi se ekonomia u rrit me 2.42 per qind ne tremujorin e katert te vitit, e udhehequr nga sektori i ndertimit.

Drejtori i Pergjithshem i INSTAT-it, Gjergj Filipi listoi deget me kontributin me te madh ne rritjen ekonomike.

“Kontributi kryesor jepet nga deget e ekonomise, si ndertimi me 1.56 per qind, sherbimet e tjera me 0.95 per qind, tregti-hotel-restorante me 0.54 per qind”, tha Filipi.

I vetem, sektori i ndertimit ka dhene mbi 65 per qind te rritjes ekonomike ne tremujorin e katert dhe shkaku kryesor eshte perqendrimi i larte i investimeve publike ne fund te vitit.

“Kjo ka te beje me shperndarjen vjetore te proceseve te ndertimit. Per sa kohe qe ne krahasohemi me nje situate te larte apo te ulet qofte ajo, te tremujorit te njejte te vitit pararendes, ne ketu do reflektojme ritmiken sipas secilit tremujor”, tha drejtuesi i INSTAT-it.

Nderkaq, bujqesia dhe postkomunikacioni dhane kontribut negativ ne ekonomi gjate tremujorit, pasi u rrudhen krahasuar me nje vit me pare.

Tremujori i katert permbyll dhe gjithe vitin 2014, duke i lejuar INSTAT-it te publikoje keshtu shifren paraprake te rritjes ekonomike vjetore.

“Ky eshte momenti i pare, por ne kemi nje ritmike vjetore per vitin 2014, ne kontekstin e vleres se shtuar bruto. Dhe, ky tregues shenon per vitin 2014, vleren prej 1.89 per qind”, tha Filipi.

Qeveria dhe FMN paten parashikuar nje rritje prej 2.1 per qind gjate vitit 2014, nga 1.9 qe rezulton ajo sipas tremujoreve. Megjithate INSTAT thote se shifra e raportuar prej tij i referohet vleres se shtuar bruto, e cila nuk perfshin kontributin e taksave dhe subvencioneve ne ekonomi dhe paralelisht eshte subjekt rishikimi gjate muajve ne vijim.

Gazeta Shqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0