Instat: Papunësia në ulje me 4.3% - Business Magazine Albania

Instat: Papunësia në ulje me 4.3%


Instituti i Statistikave lajmëroi se shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti është 12%. Sipas INSTAT-it, numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar për periudhën Janar-Mars të këtij viti është 4.3% më i ulët sesa në të njëjtin tremujor të vitit pararendës.

Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ky tregues paraqitet me një ulje prej 6.2%.

Numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë tremujorit të parë të 2016-s është rreth 139 mijë. Qarqet e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Vlorës kanë numrin më të madh të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. 4 për qind e tyre në rang vendi kanë përfituar pagesë papunësie.

Sipas strukturës, 39.5 për qind e të punësuarve është në sektorin e bujqësisë, pasuar nga shërbimet e tregut me 24.2 për qind. Shërbimet jo të tregut zënë 16.6 për qind, ndërsa industria përpunuese dhe ndërtimi janë përkatësisht në nivelin 9.8 dhe 7.2 për qind. Struktura e punësimit mbyllet me industrinë nxjerrëse me 2.6 për qind.

 

/ Gazeta-Shqip.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0