INSTAT: Bie tregtia online. Vetëm 7.4% e sipërmarrjeve shesin online

INSTAT: Bie tregtia online. Vetëm 7.4% e sipërmarrjeve shesin online


Ndërsa bota e zhvilluar po kalon masivisht në platforma dixhitale, duke rritur rendimentin e punës në shumë sektorë, vendi ynë ka bërë hapa prapa në këtë drejtim. Ende shumë larg normave mesatare të përdorimit të internetit e tregtisë online, krahasuar me BE-në, vlerësimet e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se ka pasur ulje të standardeve në këtë drejtim.

Sipas publikimit të fundit për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Ndërmarrje, që i referohet vitit 2016, shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit, në 50,7 % të ndërmarrjeve, është nga 2-10 Mbit/s, duke u ulur me 13,3 %, në krahasim me vitin 2015. Ndërsa, numri i ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është rritur me 7,4 %, krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas raportit, ndërmarrjet që kanë pasur faqe interneti janë 51,6 % e totalit. Në 66 % të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur kataloget e produkteve ose çmimet e tyre.

Tregtia online, në nivele të ulëta, ka shënuar një tkurrje të mëtejshme në 2016-ën. Vetëm 7,1 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara, sipas INSTAT, nga 8.8% e ndërmarrjeve që tregtonin online një vit më parë.

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën informacion dhe komunikacioni me gati 25 %, pasuar nga transport dhe magazinim me 19 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 12 %.

Ulja ka ardhur masivisht nga ulja e shitjeve online nga sektori i pasurive të paluajtshme  Sipas statistikave të INSTAT rënia ka ardhur nga sektori i pasurive të patundshme, I cili nuk ka kraportuar shitje online, nga mbi 8% që raportonte një vit më parë.

Në ndërmarrjet e aktivitetit ndërtim, 2,1 % kanë shitur produkte/shërbime online dhe në ndërmarrjet përpunuese ky tregues është 4,3 %.

Media sociale (Facebook, Linkedln,Tëiter, Youtube etj.) është përdorur në 38,9 % e ndërmarrjeve, sipas INSTAT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0