Nga Klareta Çumani, eksperte marketingu- A e dinit se më 10 korrik 2025, Instagrami publikoi një ndryshim në platformë që mund të transformojë strategjinë tuaj të përmbajtjes?
Prej vitesh, Instagrami shihej si një platformë vizuale për ndarjen e fotove dhe videove, ku zbulimi varej nga feed-i algoritmik, hashtags dhe seksioni “Explore”. Tanimë, përmbajtja publike nga llogaritë profesionale (business dhe creator) do të indeksohet në motorët e kërkimit si Google për përdoruesit mbi 18 vjeç. Ky përditësim prek miliona profile biznesesh apo krijuesish në mbarë botën, duke krijuar mundësi për të arritur audienca më të gjera, edhe pa pasur një website të optimizuar për SEO.
Algoritmi i ri dhe çfarë ndryshon:
Indeksimi i Përmbajtjes Publike në Google Search
Përmbajtja publike nga llogaritë profesionale është tashmë e indeksueshme në Google Search. Ky opsion është aktiv si parazgjedhje, por mund të menaxhohet si mëposhtë:
Settings → Privacy → Allow public photos and videos to appear in search engine results.
Optimizimi i Përshkrimeve (Captions)
Rreshti i parë i përshkrimit tani ka peshën e një titulli për motorët e kërkimit. Fjalët kyçe duhet të vendosen natyrshëm dhe në mënyrë strategjike, për të rritur shanset e renditjes.
Alt Text: Optimizoni postimet tuaja për motorët e kërkimit
Instagram tani lejon përcaktimin e Alt Text gjatë publikimit të një postimi në feed. Alt Text është një përshkrim i shkurtër i imazhit që shërben për aksesueshmëri dhe SEO, duke ndihmuar motorët e kërkimit dhe algoritmet të kuptojnë përmbajtjen vizuale. Përpos kësaj, shfaqet si tekst, kur imazhi nuk ngarkohet.
Si të përcaktoni Alt Text?
Gjatë krijimit të postimit, shkoni te Advanced Settings → Write Alt Text dhe përshkruani imazhin me fjalë kyçe të qarta.
Alt Text + Captions = Burim informacioni për AI
Përshkrimet e shkruara me fjalë kyçe relevante dhe Alt Text të qartë ndihmojnë algoritmet e inteligjencës artificiale të kuptojnë më mirë përmbajtjen vizuale.
Lexo edhe:Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!
Optimizimi i Bio-s
Bio është tani një hapësirë që ndikon në dukshmërinë e profilit tuaj në Google. Sigurohuni të përdorni fjalë kyçe të lidhura me industrinë ose produktet që ofroni.
Angazhimi dhe Hashtag-et
Angazhimi (komentet, ruajtjet, shpërndarjet) janë kthyer një faktor kyç për renditjen organike, ndërkohë që hashtag-ët nuk kanë më peshën e dikurshme; Ky ndryshim është një mundësi për çdo biznes apo industri që dëshiron të rrisë vizibiletetin online, rankimin dhe të tërheqë klientë të rinj si edhe të rrisë trafikun.
Si të filloni të përdorni këtë funksionalitete për t`u indeksuar në Google?
Për të përfituar maksimalisht nga ndryshimi, ndiqni këto hapa:
Kontrolloni llogarinë tuaj. Sigurohuni që keni një business ose creator account, pasi vetëm këto llogari mund të indeksohen.
Aktivizoni opsionin e indeksimit
Shkoni te Settings → Privacy → Search Engine Results dhe sigurohuni që opsioni është aktiv.
Përcaktoni alt text në çdo postim
Te Advanced Settings → Write Alt Text, përshkruani qartë imazhin duke përdorur fjalë kyçe për çdo postim të llogarive tuaja në feed.
Optimizoni përshkrimet (captions)
Startoni me një fjali që përfshin fjalët kyçe kryesore.
Analizoni performancën
Analizoni në mënyrë periodike postimet e indeksuara. Ky ndryshim e vendos Instagramin në një rol të ri. Bizneset dhe krijuesit që do të përshtaten shpejt do të përfitojnë nga rritja e dukshmërisë, trafiku organik dhe relevanca e përmbajtjes së tyre.
Instagrami dhe rritja e “Social Search”, nga media sociale në motor kërkimi
Ky zhvillim është pjesë e një trendi më të madh: rrjetet sociale po kthehen në kanalin kryesor të kërkimit për gjeneratat e reja. Sipas Sprout Social, 41% e Gen Z po përdor platformat sociale si mënyrën kryesore për të kërkuar online, duke lënë pas motorët tradicionalë me 31%. Ndërkohë, një studim i Forbes tregon një rënie prej 25% të përdorimit të Google Search nga Gen Z. Mediat sociale nuk do të jenë vetëm platforma ku në fokus është përmbajtja, pasi po evoluojnë për t`u transformuar në motorë kërkimi. Ky përditësim i Instagram është hapi i radhës drejt “social search”.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto