Kreu i Instagramit, Adam Mosseri tha se aplikacioni tani i lejon të gjithë përdoruesit në mbarë botën të shkarkojnë Reels publike në pajisjet e tyre. Përpara kësaj veçorie, ju mund t’i ruani Reels vetëm në aplikacionin Instagram për t’i parë ato më vonë.
Mosseri tha në kanalin e tij të transmetimit në Instagram se Reels-at e shkarkuar do të kenë një shenjë në Instagram me një emër llogarie – ashtu si ato që jemi mësuar të shohim në TikTok.
Përdoruesit mund të prekin butonin e shpërndarjes(share) dhe të zgjedhin opsionin e shkarkimit për të ruajtur një reel. Llogaritë do të kenë mundësinë të çaktivizojnë shkarkimin për reels-at e tyre. Mund ta çaktivizoni opsionin e shkarkimit përmes Settings > Privacy > Reels and Remix dhe klikoni mbi butonin “Lejo njerëzit të shkarkojnë reels-at tuaj”.
Lexo edhe:Studiuesit e OpenAI paralajmëruan bordin për rrezikun e madh nga AI para largimit të Altman?
Veçanërisht, nëse po shkarkoni një Reel që përdor një klip audio të licencuar, videoja e shkarkuar nuk do të ketë asnjë audio. Në klipin e shkarkuar do të kenë muzikë vetëm videot me pjesë audio origjinale.
Kompania filloi të lejojë shkarkimin e Reels për përdoruesit me bazë në SHBA në qershor dhe tani po e shpërndan aftësinë për përdoruesit në të gjithë botën.
Në vitin 2021, Instagram ndaloi së rekomanduari klipe me shenjën e TikTok (ose ndonjë shenjë tjetër). Në gusht 2022, YouTube filloi të vendosë një shenjë të bazuar në logo në Shorts të shkarkuar – produkti i shkurtër video i kompanisë – për të penguar ndarjen ndër-platformë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto