Instagram prezanton kopjen e Tik Tok

Instagram prezanton kopjen e Tik Tok

Instagram

Instagram-i prezantoi shërbimin e tij të ri, Reels, duke shtuar një opsion në aplikacionin ekzistues që do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë dhe shikojnë video të shkurtra – ashtu si TikTok.

Lançimi i Reels vjen vetëm një javë pasi CEO i Facebook Mark Zuckerberg, është përballur me pyetje të ashpra rreth shprehisë së kopjimit të rivalëve më të vegjël, përgjatë një seance në Kongresin amerikan më 29 korrik.

Ndërkohë, TikTok po përballet me pasoja politike, pasi administrata Trump ka bërë presion ndaj kompanisë mëmë, ByteDance, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare, shkruan Washington Post.

Ashtu si TikTok, Reels lejon përdoruesit të xhirojnë dhe modifikojnë video, si edhe të shtojnë muzikë. Dallimi më i madh duket se është gjatësia e videos – TikTok lejon videot deri në 60 sekonda, ndërsa Instagram i lejon ato në 15 sekonda. Koha e lançimit është e rastësishme, tha shefi i Instagram, Vishal Shah dhe tipari ka qenë në zhvillim për më shumë se një vit. Shah pranoi se TikTok kishte bërë “punë të mahnitshme”.

Lexoni: Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds prezantohen zyrtarisht

“Frymëzimi për produktet vjen nga kudo,” tha ai. “Ne kemi qenë shumë të qartë në produktet në të kaluarën, që janë frymëzuar edhe nga kompani të tjera.” Instagram dhe kompania mëmë, Facebook, kanë një histori të gjatë të rimarrjes me sukses të produkteve të prezantuara nga të tjerët dhe lançimin e tyre me një popullaritet të madh.

Opsioni Reels i Instagramit do të funksionalizohet në 50 shtete, përfshirë SHBA-në, Indinë, Brazilin, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Australianë e tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0