Ajo që përflitej është bërë fakt tashmë. Instagram ka vendosur opsionin e titrave automatike në InstaStory. Kjo risi pritet të ndihmojë përdoruesit për të krijuar përmbajtje më interaktive dhe do të lehtësojë përdorimin e aplikacionit për personat që nuk mund të dëgjojnë.
Titrat do të funksionojnë si ngjitëset dhe e përkthejnë zërin në tekst, duke i lejuar përdoruesit të lexojë ose dëgjojë. Kjo zgjidhje është e lehtë dhe ngjan me atë të përdorimit të muzikës.
Si të vendosësh titra në InstaStory?
Përditësoni aplikacionin dhe më pas provoni të ngarkoni një video. Kur shkoni në sektorin e ngjitesave, klikoni “Captions”, i cili ka ngjyrë të kaltër. Sapo e shtyp, zëri nis të përkthehet në tekst dhe pasi mbaron, keni mundësi ta personalizoni shkrimin, madhësinë, ngjyrat. Gjithashtu, mund të korrigjoni gabimet që përkthyesi automatik mund të ketë kryer gjatë procesit të tij.
Në çfarë gjuhësh janë të disponueshme titrat?
Përkthyesi automatik njeh deri në 90 gjuhë, nga të cilat përdoruesit mund të zgjedhin. Për ta bërë këtë, klikoni shenjën “Shih përkthimet” në këndin e sipërm të majtë të një story dhe nëse del një gjuhë tjetër, klikoni mbi të dhe do të shfaqet përkthimi juaj. Ky opsion është i disponueshëm vetëm për ato postime me tekst, por jo për ato me zë.
A ka titra për Instagram Reels?
Titrat funksionojnë deri më tani për Thread, Stories dhe IGTV, e cila i përkthen deri në 16 gjuhë). Instagram ka planifikuar ndërkohë se do ta testojë Reels së shpejti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.