Instagram e bën më të lehtë të rimarrësh llogarinë tënde të hakuar

Instagram e bën më të lehtë të rimarrësh llogarinë tënde të hakuar


Instagram më në fund po zgjidh një problem të madh në platformën e tij: llogaritë e vjedhura.

Kompania po bën disa ndryshime të cilat e bëjnë më të lehtë për njerëzit për të fituar profilet e tyre të vjedhura.

Me ndryshimet e fundit të njoftuara, të cilat po testohen para lançimit, Instagram do t’i lejojë përdoruesit të aksesojnë llogarinë e tyre me mjete që ndodhen direkt në aplikacion edhe nëse hakuesi ka ndryshuar të dhëna në profil. Pra, kur një person e ka të pamundur të hyjë në llogarinë e tij, Instagrami do t’i ndihmojë duke ju kërkuar të përdorin informacion e lidhur me llogarinë e tyre, si adresa e email apo numri i telefonit.

Më pas Instagram do të dërgojë një kod verifikimi me të cilin mund të aksesoni llogarinë tuaj. Instagram gjithashtu do të bllokojë çdo paisje tjetër ku keni hapur llogarinë tuaj, kështu që një haker i cili ka akses në email-in tuaj do ta ketë të pamundur të përdori kodin e përditësuar.

Mund të duken të thjeshta, por këto ndryshime adresojnë probleme të rëndësishme me procesin e rimarrjes së llogarisë së Instagram. Sepse zakonisht hakerat ndryshojnë email, numrin e telefonit apo emrin e lidhur me një profil, kjo e bën shumë të vështirë madje dhe të pamundur që pronari i vërtet i llogarisë të ndërhyjë në sistemin e suportit të automatizuar.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0