Instagram dhe Facebook gati për të hequr likes në postime - Business Magazine Albania

Instagram dhe Facebook gati për të hequr likes në postime

Instagram dhe Facebook

Pas dy vjet testimi, Facebook po paraqet një mundësi të re – fshehjen e pëlqimeve. Facebook ka punuar mbi këtë opsion që nga 2019 dhe tani ka vendosur që ta vendosin në FB dhe Instagram.

Kompania shpjegon se shumë përdorues “vuajnë” kur kanë një numër të vogël pëlqimesh dhe ndihen të turpëruar pasi nuk kanë pëlqime të mjaftueshme. Ky është një problem i përdoruesve më të ri të rrjeteve sociale, pasi në shoqërinë e sotme, pëlqimet vlerësohen dhe nëse keni një numër të vogël të tyre, nuk jeni mjaft të popullarizuar, kështu që në fund mund të fshihni postimin, tha kompania në një deklaratë.

Është e njëjta gjë në Instagram dhe Facebook. Kjo synon të ndihmojë njerëzit më pak të njohur në mediat sociale duke fshehur pëlqimet. Sido që të tingëllojë kjo, Facebook po e paraqet këtë mundësi dhe së shpejti do të jeni në gjendje të fshihni numrin e pëlqimeve në të dy rrjetet sociale dhe vetëm ju do të mund të shihni numrin e pëlqimeve në postime.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0