Është hapur edicioni i tretë i Olimpiadës së Aftësive në Tiranë. Rreth 35 shkolla e qendra të arsimit profesional në vend, po ndajnë arritjet dhe objektivat e tyre për të ardhmen në panairin e hapur në Expo City.
Eventi u përshëndet nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj, të cilët theksuan “etjen” ende të lartë të sipërmarrjeve për profesionistë.
Ministri Ahmetaj tha se “Inovacioni është në themel të asaj që po ndodh me arsimin dhe formimin profesional, me qasjen që ne si qeveri po mundohemi të materializojmë për të zhvilluar e reformuar sistemin, por edhe në reflektim të tendencave globale, qoftë në aspektin ekonomik, por dhe atë të zhvillimit të industrive, të industrisë së komunikimit”.
Prezantimi i disa punimeve të nxënësve në tekno, gastronomi, tekstile dhe shërbime turistike, flet për dështirën e rritur tek të rinjtë për të realiyuar dicka të tyren. Një dorë robot që të përshëndet duke të shtrënguar dorën, realizuar nga një grup nxënësisht teknike dhe programues të shkollës “Gjergji Canco”, tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëvë në panair. Ndërsa në shumë stenda prezantohen punimet në dizenjo e realizim produktesh deri tek panelet diellore, apo përdorimi i energjisë së rinovueshme në një cikël të mbyllur.
Entuziastë për disa nga këto arritje janë përfaqësuesit e projektit Aftësi për Punë, në Shqipëri, të cilët po mbështesin një rrjet shkollash në të gjithë vendin.
Fatjon Dragoshi, Menaxher i Projektit “Aftësi për Punë”, tha për Business Mag, se objektivi i këtij panairi është që të rinjtë të çojnë përpara projektet e tyre, përmes mbështetjes së shkollës. Ai theksoi se ka një interes të shtuar të drejtuesve të shkollave për të bashkëpunuar me sipërmarrjet në praktikat e formimit profesional, ndërsa panairi po rrit shanset për të dy palët.
https://www.youtube.com/watch?v=lt5cvdCsnPY
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.