Innovation Hub te Piramida, HUBitati i teknologjisë dhe inovacionit - Business Magazine Albania

Innovation Hub te Piramida, HUBitati i teknologjisë dhe inovacionit

Innovation Hub te Piramida, HUBitati i teknologjisë dhe inovacionit

Ka hapur dyert prej pak kohësh Innovation Hub, hub-i më i madh i teknologjisë dhe inovacionit te Piramida e Tiranës, në zemër të kryeqytetit. Edhe ky hub, i përbërë nga një co-working space dhe një accelerator, ashtu si shumë investime nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim – AADF, është pjesë e ambicies për ta shndërruar Tiranën në kryeqytetin e inovacionit dhe teknologjisë e për ta vendosur atë në hartën globale të inovacionit. 

Që prej momentit kur hapi dyert për herë të parë, Innovation Hub, me dy hapësirat e saj, atë të mjediseve të përbashkëta ku inovatorë e start up-e do të punojnë dhe pjesa tjetër programi i akselerimit Plug and Play, ka mbledhur rreth vetes ajkën e programimit dhe novacionit në kryeqytet si dhe ka organizuar projekte interesante brenda një kohe të shkurtër që nga fillimi i funksionimit. Këtu përmendim bashkëpunimet me ProTik, atë me Hellenic Business Association in Albania, apo programi NomadTech, evente si JunctionxTirana, Women in Tech, etj. Innovation Hub është shndërruar në një mjedis stimulues, ku shumë start up-e, sidomos të të rinjve, kanë një mundësi që jo vetëm të shpërfaqen, por edhe të promovohen. Po ashtu, pjesa e rrjetit dhe e kontakteve do të jetë një nga pikat e forta, siç edhe është premtuar në fillim. 

Photo credits: Besart Cani_Photography
Photo credits: Besart Cani_Photography

Lexo edhe:Innovation Hub, një HUBitat për çdo krijesë!

Projektet e novacionit dhe teknologjisë në Piramidën e Tiranës janë shtuar shumë vitin e fundit, në përputhje të plotë me misionin e kësaj hapësire të transformuar të kryeqytetit. Siç edhe besohej kur u projektua, brenda një kohe të shkurtër Innovation Hub është bërë një HUBitat “speciesh” të larmishme, që nga “shpendët shtegtarë”, pra nomadët digjitalë aventurierë, deri te “luanët” e guximshëm të sipërmarrjes. Start up-et, bizneset e nomadët digjitalë po sigurojnë gjithashtu një vend në këtë habitat, i cili po lulëzon te Piramida e Tiranës përkundrejt tarifave konkurruese, duke konsideruar përfitimet dhe ekspozimin ndaj mundësive të pafundme. 

Ky projekt i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka për qëllim mbështetjen e sektorit privat në Shqipëri, veçanërisht sipërmarrjeve në teknologji dhe novacion, për fuqizimin e mjedisit sipërmarrës në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0