Innovation Hub, një HUBitat për çdo krijesë! - Business Magazine Albania

Innovation Hub, një HUBitat për çdo krijesë!

Projektet e novacionit dhe teknologjisë në Piramidën e Tiranës po shtohen nga ditë në ditë, duke plotësuar kështu misionin e kësaj hapësire të transformuar të kryeqytetit. Me siguri mund të keni parë këto ditë në rrjetet sociale apo në rrugë posterat për qendrën Innovation Hub, një qendër teknologjie dhe novacioni te Piramida e Tiranës, e cila do të jetë një HUBitat “speciesh” të larmishme, që nga “shpendët shtegtarë”, pra nomadët digjitalë aventurier, deri te “bishat” e guximshme të sipërmarrjes. 

Ky projekt i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka për qëllim mbështetjen e sektorit privat të Shqipërisë, veçanërisht atyre në teknologji dhe novacion, si dhe fuqizimin e mjedisit sipërmarrës në vend. 

Innovation Hub përbëhet nga dy komponentë kryesorë:

Hapësira “Coworking”

Një mjedis modern i dedikuar për hapësira të përbashkëta pune, me një hapësirë mbi 1000 m2 e cila përfshin 87 poste pune, 17 zyra private me kapacitet 1-4 persona,  një sallë konferencash/workshop-esh, e  pajisur me  të gjitha facilitetet e nevojshme për të organizuar një event të suksesshëm. 

Kjo hapësirë synon të nxisë novacionin dhe krijimin e një ekosistemi bashkëpunues për sipërmarrësit, startup-et, entuziastët e teknologjisë dhe nomadët digjitalë.

Programi i Akselerimit Plug and Play

Programi i Akselerimit Plug and Play do t’iu ofrojë startup-eve shqiptare jo vetëm kapital, por edhe mentorë biznesi të nivelit botëror, mundësi rrjetëzimi dhe akses në tregjet globale.  Ky program synon të fuqizojë 20 startup-e, duke u ofruar mentorim nga ekspertë të Silicon Valley, ekspozim në tregjet ndërkombëtare dhe mundësi investimi. Ky program akselerimi synon të transformojë të ardhmen e teknologjisë në Shqipëri, duke nxitur ide të reja e duke forcuar ekosistemin vendas të sipërmarrjes.

Hub-i do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh dhe programesh të drejtuara nga komuniteti për të promovuar bashkëpunimin, inovacionin dhe rritjen. Këto do të përfshijnë evente networking dhe “pitch”, sesione intensive mentorimi, hackathon-e, sfida inovacioni dhe workshop-e gjithëpërfshirëse të fokusuara në sipërmarrje dhe zhvillimin e aftësive. 

LEXO EDHE:Plug and Play lançon programin e akseleratorit për startup-et shqiptare, Tirana qendër inovacioni

Start up-et, bizneset dhe nomadët digjitalë mund të sigurojnë një vend në këtë habitat që po lulëzon në zemër të Tiranës përkundrejt tarifave shumë konkurruese, duke konsideruar përfitimet dhe ekspozimin ndaj mundësive të pafundme. A je gati të bëhesh banor i habitatit më cool dhe frymëzues të kryeqytetit e të zbulosh se cila “specie” je në këtë habitat? 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0