Iniciativa e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së promovon pjesëmarrjen e shqiptarëve në Smart City Expo World Congress 2023 në Barcelonë - Business Magazine Albania

Iniciativa e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së promovon pjesëmarrjen e shqiptarëve në Smart City Expo World Congress 2023 në Barcelonë

Zyra Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës së SHBA-së në Tranë, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Ndërkombëtar të Tregtisë dhe Departamentin e Tregtisë të SHBA-së, promovon pjesëmarrjen e sektorëve publik dhe privat në Shqipëri, në Smart City Expo World Congress 2023, më 7-9 nëntor, në Barcelonë.

SCEWC është një event ndërkombëtar dedikuar sektorit të qyteteve të zgjuara (Smart City), një pikë takimi kyç për ekspertët dhe udhëheqësit e qyteteve më inovative të botës, kompanitë, qendrat e kërkimit dhe organizatat ndërkombëtare. Pritet të marrin pjesë mbi 24,000 profesionistë nga më shumë se 800 qytete dhe mbi 600 folës ndërkombëtarë do të ndajnë vizionin e tyre për ndërtimin e një të ardhme urbane më të qëndrueshme dhe të jetueshme. Këtë vit, kongresi do të përqëndrohet në tetë tema kryesore që prekin çështjet më të rëndësishme që përballojnë qytetet: Enabling Technologies, Energjia & Mjedisi, Mobility, Udhëheqja, Jetesa & Përfshirja, Ekonomia, Infrastruktura & Ndërtimi, dhe Mirëqenia & Siguria.

Këtë vit, pjesëmarrës do të jetë një pavion i madh i kompanive nga SHBA-ës dhe një ekip i dedikuar në ekspozitën qendrore që punon për të lehtësuar prezantimet B2B dhe B2G. Ambasada e SHBA-së do të lehtësojë njohjet mes pjesëmarrësve shqiptarë dhe kompanive të SHBA-së që marrin pjesë në ekspozitë. Të gjithë pjesëmarrësit shqiptarë që regjistrohen përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë do të përfitojnë nga paketat e regjistrimit me ulje në vijim:

• 25% zbritje kur regjistroheni me kodin e zbritjes, i vlefshëm për çdo lloj bilete
• Tur i udhëhequr me guidë i SCEWC Expo (+10 persona)
• Ftesa për prezantimet në departamentin e SHBA-së
• Takime me ekspozitorët e SHBA-së, firma të qyteteve të zgjuara dhe ekzekutivët e qyteteve të zgjuara (B2B dhe B2G)
• Mund të jepen zbritje të mëdha ose pasaporta falas komplementare për autoritetet publike, përfaqësuesit e qeverisë dhe ekzekutivët e nivelit C – CIO/CTO/CMO/CRO

*Delegatët shqiptarë janë përgjegjës për organizimin dhe koston e udhëtimit të tyre.

Direct access to SCEWC Discount Code:
CODE: OU23XFRA

Për t’u regjistruar, aksesoni VISITOR AREA, vendosni kodin dhe validate. Ulja do të aplikohet automatikisht. Gjithashtu, mund të aksesohet përmes LINK CODE. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen deri në 20 Tetor 2023, duke dërguar një mesazh në: Edi Jacellari: JacellariE@state.gov
U.S. Embassy Tirana, Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0