Informacioni shëndetësor i gabuar nga inteligjenca artificiale e Google po rrezikon jetën e njerëzve - Business Magazine Albania

Informacioni shëndetësor i gabuar nga inteligjenca artificiale e Google po rrezikon jetën e njerëzve

Një hetim i realizuar nga The Guardian ka zbuluar se përmbledhjet me inteligjencë artificiale të Google, të njohura si AI Overviews, po ofrojnë në disa raste informacion të pasaktë dhe mashtrues shëndetësor, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e qytetarëve.

Këto përmbledhje, që shfaqen në krye të rezultateve të kërkimit, synojnë t’u japin përdoruesve përgjigje të shpejta dhe të përmbledhura. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se në disa raste ato përmbajnë këshilla të gabuara dhe potencialisht të rrezikshme.

Një nga rastet më alarmante lidhet me kancerin e pankreasit, ku Google këshillonte pacientët të shmangnin ushqimet me yndyrë. Specialistët e shëndetit e cilësuan këtë si “jashtëzakonisht të rrezikshme”, pasi është pikërisht e kundërta e rekomandimeve mjekësore dhe mund të rrisë rrezikun e vdekshmërisë.

Lexo edhe: Çfarë na mëson përgjigjja e ChatGPT për të jetuar deri në 140 vjet

Po ashtu, janë identifikuar informacione të rreme mbi analizat e gjakut për funksionin e mëlçisë, të cilat mund t’i çojnë pacientët me sëmundje serioze të mendojnë gabimisht se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Probleme janë konstatuar edhe në kërkimet për kanceret te gratë, ku AI i Google ka ofruar të dhëna “krejtësisht të pasakta”, që sipas ekspertëve mund të bëjnë që simptomat reale të injorohen.

Organizata të shumta shëndetësore dhe bamirëse kanë ngritur alarmin, duke theksuar se njerëzit shpesh kërkojnë informacion online në momente ankthi dhe pasigurie, dhe çdo pasaktësi mund të ketë pasoja serioze.

Google, nga ana e saj, ka deklaruar se shumica dërrmuese e përmbledhjeve të saj janë të sakta dhe të dobishme, duke shtuar se kompania po punon vazhdimisht për përmirësimin e cilësisë dhe se ndërhyn sa herë që konstatohet keqinterpretim apo mungesë konteksti.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se mbështetja verbërisht te inteligjenca artificiale për çështje shëndetësore mbetet e rrezikshme, duke theksuar nevojën që çdo informacion të verifikohet gjithmonë nga profesionistë të fushës.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0