Për vitin e 9-të rradhazi, Infocom World Albania mbledh në Tiranë profesionistë të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, por edhe njerëz të biznesit.
Mbi 300 persona ndoqën 13 folësit e kësaj konference duke filluar nga ora 9:30 e deri në 14:30 ku eventi u mbyll me një llotari nga AGA (Albanian Gaming Arena).
Ky event, u nda në dy sesione, ku trajtoheshin edhe 2 tematika të ndryshme
I pari që mori fjalën ishte Erton Graceni, drejtor ekzekutiv i Protik, por edhe organizator i eventit. Ai bëri hapjen e eventit dhe një përmbledhje të përgjithshme se çfarë pritej të ndodhte në orërt në vazhdim.
I dyti që mori fjalën ishte Kostandin Bekos, menaxher rajonal për SEE pranë Advantage Austria. Ai foli për ngritjen e një shkolle të mesme profesionale në Shkodër e cila përgatit individë të aftë në fushën e IT. Studentët në përfundim të studimeve pajisen me 2 diploma: një shqiptare dhe një asutriake. Kjo u hap atyre dyert për punësim në Austri dhe jo vetëm. Bekos tha se, “Shqipëria ka mjaft talente në këtë fushë”.
Erion Serti, Drejtues i operacioneve të IT pranë Raiffeisen Bank foli për zhvillimet e reja të teknologjisë në sektorin bankar.
Spiros Louvros, bashkë-themelues i MCNS foli për teknologjinë 5G, e cila pritet të krijojë akoma më shumë zhvillime dhe mundësi për të gjithë industrinë. IoT (Internet of Things), industrinë automotive etj.
Më pas, fjalën e mori Abasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler. Fokusi i tij, ishte tek Smart City dhe tek ndryshimet që duhen bërë. Ai gjithashtu përmendi edhe disa raste nga qyteti i tij Vjena, dhe se si ai po kthehet në një nga qytetet “më të zgjuar” në kontinent por edhe më gjërë.
Konstantinos Kardaras, drejtues për sigurisë pranë Intracom Telecom foli për sistemet më të reja të sigurisë në botë. Sistemet e navigimit, kamera, etj. Shumë prej tyre, të reja për vendin tonë.
Eduard Bodor, Data Center Solution Architect pranë Schneider Electric, ishte folësi i fundit për këtë sesion të parë. Ai bëri një rezyme se si teknologjitë e reja po ndryshojnë çdo copëz të planetit tonë.
I pyetur nga BusinessMag rreth inteligjencës artificiale dhe përparimit të saj të mëtejshëm, skepticizmit etj. ai u shpreh:
“Për mendimin tim, inteligjenca artificiale është një mënyrë apo një tjetër e ardhmja, por ajo vjen gjithashtu me dyshime dhe shqetësime. Kjo, sepse nëse ajo shkon shumë lart, shumë njerëz mendojnë se ne do të humbim kontrollin. Une jam i involvuar në industrinë e energjitikës. Nëse ti e fik një kompjuter, ai kompjuter nuk mund të bëjë asgjë. Inteligjenca artificiale punon me një software në një kompjuter. Nëse ti ndërpret energjinë, ti ke kontroll mbi këtë kompjuter. Për mendimin tim, inteligjenca artificiale nuk është diçka për t’u shqetësuar, se ajo do të n’a kontrollojë ne. Njerëzit nuk pajtohet aktualisht me idene e të zhvilluar të inteligjencës artificiale. Por, kjo është e ardhmja. Në të njëjtën kohë, unë mendoj që soft-skills tek njerëzit do të zhvillohen me kohën. Për një kompjuter, soft-skills nuk janë të mundura. Si të kujdesemi për njerëzit, për shëndetin e tyre etj. “
Kjo shënoi edhe mbylljen e Sesionit të parë. 30 minuta pushim i dhanë mundësinë pranishmëve të bisedojnë me njëri tjetrin, dhe të bëhen gati për Sesionin e 2. Ashtu siç edhe u tha që më parë nga prezantuesi Eno Popi, pjesa e dytë do të jetë frymëzuese dhe motivuese.
Për këtë rradhën i pari e mori Habib Lesevic. Me eksperiencë edhe në TEDx, grinta e tij ishte diçka tepër e dukshme dhe që thuajse e dallonte atë nga folësit e tjerë.
Pas tij rradhën e kishet Selma Prodanovic, sipërmarrëse, angel investor dhe filantropiste. Ajo ndau eksperiencën e jetës së saj, mënyrën se si punon, dhe disa gjëra që të gjitha duhet ti mbajmë mend kur vendosin të nisim një biznes.
Më pas erdhi rradha e Fathi Abdelsalam, CEO i Akibah Health. Ndër të tjera, ai tregoi edhe se si një herë ishte bërë kurioz dhe kishte shkuar tek garazhi ku kompania Apple është themeluar dhe aty madje kishte takuar edhe njerkën e Steve Jobs.
Ketan Makwana ishte folësi i rradhës. “Disruptor, Strategist, Mentor”, ai është i njohur për publikun shqiptar pasi ka qënë i pranishëm edhe herë të tjera në vendin tonë.
Pas tij, erdhi rradha e një folësi shqiptar. Rezart Prifti, CEO i Center for Entrepreneurship & Innovation, gjithashtu edhe pedagog pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës, ishte pak më praktik në ato që thoshte. Me një karizëm për t’u admiruar, ai bëri që e gjithë salla të ndjehej pjesë e historisë. Ai foli së tepërmi për realitetin shqiptar, për vështirësitë që përballemi të gjithë. Realist dhe jo utopik, praktik dhe jo teorik, u duk se ai ishte i aftë të zotëronte publikun shumë më mirë nga gjithë të tjerët. Kjo, edhe për shkak të gjuhës, kulturës dhe realitetit nga edhe vete ai vjen. Batuta dhe histori ku salla qeshte sepse nuk mund të qante, shoqëruan gjithë minutazhin e tij.
I fundit në rradhë, ishte Sokol Nenaj. Ai është themelues i Albanian eSports Federation i cili foli për zhvillimin e video-lojrave në shqipëri por edhe në botë.
Eventi, ashtu siç edhe e përmëndëm më sipër u mbyll me një shorte ku disa prej të pranishmëve fituan disa dhurata.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.