Inflacioni në Turqi arrin 78.6%. Më i larti në 24 vite - Business Magazine Albania

Inflacioni në Turqi arrin 78.6%. Më i larti në 24 vite

Inflacioni në Turqi në qershor u rrit me 78.6 për qind — më e larta në 24 vjet, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën — ndërsa politikat ekonomike jokonvencionale të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan vazhduan të kishin ndikimin e tyre.

Por vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët turq treguan se çmimet u rritën me më shumë se dyfishin e asaj shifre.

Norma e inflacionit e raportuar nga agjencia shtetërore e statistikave të Turqisë ishte më e larta që nga janari 1998.

Inflacioni kishte qëndruar në 73.5 për qind në maj dhe në 15.0 për qind në fillim të vitit të kaluar.

Ministri i Ekonomisë Nureddin Nebati u zotua të premten se çmimet e konsumit do të fillojnë të bien në dhjetor.

“Unë ju premtoj juve dhe presidentit, ne do të shohim një rënie të inflacionit duke filluar nga dhjetori,” u citua të ketë thënë ai nga mediat turke.

Lexo edhe: Turqia po shet dollarë që të luftojë zhvlerësimin e lirës

Sipas të dhënave zyrtare, rritja e inflacionit në qershor është nxitur nga një rritje prej 123.4 për qind e kostos së transportit dhe një rritje prej 94 për qind e pijeve joalkoolike.

Kriza e Turqisë filloi kur Erdogan e detyroi bankën qendrore të kalonte me një seri uljesh të normave të interesit vitin e kaluar që ai tha se ishin pjesë e “modelit të tij të ri ekonomik”.

Norma e politikës u ul pavarësisht rritjes së çmimeve të konsumit.

Por udhëheqësi turk kundërshton ekonominë konvencionale dhe pohon se normat e larta të interesit shkaktojnë rritjen e çmimeve.

Ekonomistët besojnë se qasja e tij ka përkeqësuar dhimbjen e ndjerë në mbarë botën nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës./ AFP 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0