Inflacioni në eurozonë bie gjatë marsit, por çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten lart - Business Magazine Albania

Inflacioni në eurozonë bie gjatë marsit, por çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten lart

Inflacioni në eurozonë ra ndjeshëm në Mars pasi çmimet e energjisë vazhduan të binin, ndërsa shpenzimet thelbësore kapën rekorde të larta.

Inflacioni në bllokun prej 20 anëtarësh hyri në 6.9% në mars, sipas shifrave paraprake të Eurostat të lëshuara të Premten. Për krahasim, në shkurt, inflacioni qëndroi në 8.5%.

Arsyeja kryesore për këtë rënie prej 1.6 përqindje në rënie ishte rënia e kostove të energjisë.

Lexo edhe: Banka Qëndrore evropiane pritet të marrë një vendim për rritjen e normave të interesit në mes të “shqetësimeve bankare”

Sidoqoftë, ka pjesë të tjera të shportës së inflacionit që mbeten “kokëfortë” lart. Cmimet e ushqimeve janë ato që kontribuan më së shumti në inflacionin e Marsit.

Inflacioni bazë- i cili përjashton cmimet e luhatshme të energjisë, ushqimit, alkoolit dhe duhanit – u rrit pak nga muaji i kaluar. Ajo arriti në një rekord të të gjitha kohërave prej 5.7% në Mars, nga 5.6% në shkurt./ CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0