Indonezia fton sipërmarrjet shqiptare të promovojnë produktet e tyre - Business Magazine Albania

Indonezia fton sipërmarrjet shqiptare të promovojnë produktet e tyre


Në Tetor të këtij viti në Xhakarta të Indonezisë do të hapet panairi i tregtisë dhe industrisë dhe në të janë ftuar të marrin pjesë edhe sipërmarrjet shqiptare.

Ambasada e Indonezisë me qendër në Sofje e cila mbulon edhe Tiranën bëri në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë një prezantim të mundësive tregtare që mund të jenë në interes të sipërmarrjeve shqiptare.

Gjatë fjalës së tij nënkryetari i Dhomës, Arben Shkodra tha se në këtë panair mund të prezantohen mundësitë reale për prezantimin e produkteve shqiptare dhe se duhet të fokusohemi te bashkëpunimi më konkret mes dy vendeve.

Ndërsa përfaqësuesi i ambasadës së Xhakartës tha se ky panair duhet të shfrytëzohet si një mundësi për sipërmarrjet e dy vendeve që të krijojnë ura bashkëpunimi që nxisin tregtinë.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0