India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë me 100 milionë... - Business Magazine Albania

India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë me 100 milionë përdorues aktivë javorë

India ka arritur në 100 milionë përdorues aktivë javorë të ChatGPT, duke u renditur si tregu i dytë më i madh global për platformën pas Shtetet e Bashkuara. Lajmi u bë i ditur nga CEO i OpenAI, Sam Altman, përpara një samiti pesëditor mbi inteligjencën artificiale të organizuar nga qeveria indiane.

Në një artikull të botuar në The Times of India, Altman vlerësoi rritjen e shpejtë të përdorimit të ChatGPT në Indi, duke e cilësuar vendin si një pikë kyçe në strategjinë globale të kompanisë. Ai po merr pjesë në Samitin e Ndikimit të AI-së së bashku me drejtues nga disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Lexo gjithashtu: “The Loop”, projekti 130 miliardë paund që synon të lidhë Britaninë me Irlandën me tren 300 milje/orë

Zgjerimi i shpejtë vjen në një moment kur OpenAI po fokusohet gjithnjë e më shumë te popullsia e re e Indisë dhe mbi një miliard përdoruesit e saj të internetit, si motor i rritjes ndërkombëtare. Në gusht 2025, kompania hapi një zyrë në New Delhi, pas muajsh përgatitjesh dhe përshtati ofertën e saj për tregun lokal, i njohur për ndjeshmërinë ndaj çmimeve.

Mes iniciativave ishte edhe prezantimi i paketës ChatGPT Go nën 5 dollarë, e cila më pas u ofrua falas për një vit për përdoruesit indianë. Sipas Altman, India ka gjithashtu numrin më të madh të përdoruesve studentë të ChatGPT në nivel global, duke theksuar rolin e të rinjve në përhapjen e teknologjisë.

Ndërkohë, përdorimi i ChatGPT vazhdon të rritet në mbarë botën, me platformën që ka arritur në rreth 800 milionë përdorues aktivë javorë që nga tetori 2025 dhe që raportohet se po i afrohet shifrës 900 milionë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0