India mund të ketë në “gjirin e saj” industrinë 1 trilionë dollarëshe të teknologjisë. Investitorët “kthejnë sytë” - Business Magazine Albania

India mund të ketë në “gjirin e saj” industrinë 1 trilionë dollarëshe të teknologjisë. Investitorët “kthejnë sytë”

Më shumë se dy dekada më parë, India filloi transformimin e saj për t’u kthyer në një fuqi globale në fushën teknologjisë së informacionit, duke sjellë një epokë mirëqënie dhe krijimit të vendeve të punës që nuk ishte parë më parë në vend.

Tani, ekonomia e tretë më e madhe e Azisë është gati për kufirin tjetër të madh në teknologji: ardhjen me një gjeneratë të re kompanish softuerësh si Zoom ose Slack.

Pandemia e Covid-19 ka detyruar biznesin në mbarë botën të bëjë investime të mëdha në infrastrukturën digjitale, duke çuar më tej ndikimin e kompanive që ofrojnë softuere-si-shërbime, ose shkurt me akronimin “SaaS”. Bizneset shpenzuan 15 miliardë dollarë shtesë në javë vitin e kaluar për teknologjinë ndërsa përpiqeshin të krijonin mjedise të sigurta pune në distancë, sipas një sondazhi të KPMG.

Kompanitë SaaS ofrojnë aplikacione të bazuara në ueb që kujdesen për gjithçka, nga sa i sigurt është softueri deri tek sa mirë funksionon. Disa nga kompanitë më të njohura në botë SaaS përfshijnë Zoom dhe Salesforce, gjiganti amerikan që zotëron aplikacionin e mesazheve në vendin e punës Slack.

Lexo edhe: 10 kompanitë më inovative në inteligjencën artificiale të vitit 2022

Sipas një raporti të fundit të përpiluar nga firma konsulente McKinsey & Co. dhe SaaSBoomi, një komunitet liderësh të industrisë, industria indiane e softuerit-si-shërbim mund të ketë vlerë 1 trilion dollarë deri në vitin 2030 dhe të krijojë gati gjysmë milioni vende të reja pune.

Ka gati një mijë kompani të tilla në Indi, nga të cilat 10 janë njëbrirësha, ose start-upe me vlerë të paktën 1 miliard dollarë, thuhet në raport.

“Kjo mund të jetë një mundësi aq e madhe sa ishte industria e shërbimeve të IT në vitet ’90,” tha Girish Mathrubootham, CEO i Freshworks, kompania më e njohur e Indisë, SaaS. Ai u paraqit për një IPO muajin e kaluar, duke u bashkuar me një varg njëbrirësh të tjerë të mëdhenj të teknologjisë indiane që do të bëhen publike këtë vit.

Nga 10 njëbrirëshët SaaS të Indisë, gjashtë arritën atë moment historik në vitin 2020 dhe investitorët në mbarë botën po i kushtojnë vëmendje. Vitin e kaluar, investitorët financuan 1.5 miliardë dollarë në kompanitë indiane SaaS, katër herë më shumë se në 2018 ose 2019, sipas raportit SaaSBoomi.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0