Shqipëria është përmirësuar në rendijen e saj në Indeksin Global të Inovacionit. Në indeksin e këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 83-të, duke lënë pas 10 vende krahasuar me një vit më parë.
Raporti vëren se Shqipëria ka bërë progres në sofistikimin e tregut krahasuar me një vit më parë, duke përdorur teknologji informacioni.
Megjithatë shumë tregues të tjerë janë nën mesataren botërore të 126 vendeve që indeksi vlerëson.
Indeksi vlerëson 7 tregues kryesorë, ku Shqipëria renditet më mirë tek inovacioni në institucione dhe infrastrukturë përkatësisht në vendin e 55-të dhe 62-të.
Ndikimin kryesor në të këtë drejtim vlerësohet ta ketë dhënë ngritja e infrastrukturës për shërbime publike përmes platformës e-albania.
Por, kjo nuk ka mjaftuar. iInovacioni tek sipërmarrjet private, vlerësohet të jetë gjenerator për prodhimin dhe sigurimin e çmimene më të ulëta të shitjeve.
Performancën më të dobët e shënojnë treguesit e dijes dhe prodhimit teknologjik, duke u renditur në vendin e 110-të në botë.
Në tërësi në Europë, vendi ynë mbetët ndër tre vendet më pak inovative bashkë me Maqedoninë dhe Bjellorusinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto