Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vijon me aktivitete të “Tetorit të Librit”, një muaj i pagëzuar nga Ministria e Kulturës prej vitesh, si Muaji i Librit.
Ky muaj vjen me evente për të afruar të rinjtë me librin dhe për herë të parë Qendra Kombëtare e Librit do të publikojë indeksin e lexueshmërisë.
Edhe Bashkia e Tiranës mbështet këto aktivitete. Nënkryetarja e Bashkisë, Anduela Ristani theksoi se mund të afrohen të rinjtë, përmes eventeve të tilla.
“Sot është shumë e vështirë që t’i bindësh të rinjtë që një mënyrë për t’u rritur, menduar apo edhe për t’u dëfryer është ajo e leximit. Duke i bërë ato edhe evente të teknologjisë, është një mënyrë për t’i tërhequr të rinjtë”, shprehet Ristani.
Lexo: ChatGPT: 55% e punonjësve nuk i besojnë robotëve për qëllime pune
Lidhur me indeksin e lexueshmërisë drejtoresha e e Qendrës Kombëtare të librit, Alda Bardhyli shprehet për rëndësinë që ka publikimi i këtij indeksi.
“Për herë të parë do të bëjmë një analizë në terren pothuajse në të gjithë vendin për të matur nivelin e lexueshmërisë. Do ta kemi këtë rezultatin e këtij sondazhi në fund të muajit tetor”, tha Bardhyli.
Aktivitetet për muajin e librit do të organizohen në shumë qytete të vendit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.