Incognito Mode nuk është aq private

Incognito Mode nuk është aq private


Njerëzit mund të monitorojnë ende se çfarë bëni online edhe nëse përdorni Incognito Mode të Chrome, një mënyrë përdorimi të internetit në mënyrë private.

Kjo mënyrë e ndalon Chrome të ruajë të dhënat e aktivitetit tuaj online, por megjithatë ato vazhdojnë të jenë të dukshme për të tjerët. Një lajm i keq apo jo?

Sipas programuesit të Chrome, Darin Fisher, Google “agonizoi” mbi emërimin e funksionit, për të mos e quajtur “mënyra private” për të shmangur keqkuptimin me përdoruesit.

Google ripërsërit në këtë mënyrë duke thënë “Aktiviteti juaj nuk është i fshehur nga faqja që vizitoni, punëdhënësi apo shkolla juaj, apo siguruesi juaj i internetit”.

Kjo do të thotë se shefi juaj mund të gjejë se çfarë jeni duke bërë edhe nëse jeni në incognito. Fisher sugjeron që të përdorni këtë mënyrë për të shmangur cookies dhe të fshihni këtë aktivitet nga njerëz që përdorin si ju kompjuterin tuaj dhe për tu mbrojtur nga faqet e dyshimta.

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0