Implanti i Neuralink i lejon një gruaje të paralizuar të shkruajë pas 20 vitesh, vetëm me mendje - Business Magazine Albania

Implanti i Neuralink i lejon një gruaje të paralizuar të shkruajë pas 20 vitesh, vetëm me mendje

Implanti i Neuralink i lejon një gruaje të paralizuar të shkruajë pas 20 vitesh, vetëm me mendje

Neuralink, kompania e ndërveprimit tru-kompjuter (BCI) e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt integrimit të teknologjisë me trupin e njeriut. Më herët këtë muaj, kompania njoftoi se kishte përfunduar me sukses dy ndërhyrje kirurgjikale në të njëjtën ditë, për herë të parë në historinë e saj.

Të dy procedurat u realizuan në një fundjavë dhe pacientët tani janë në fazë rikuperimi. “Përfunduam me sukses P8 dhe P9 këtë fundjavë, hera e parë që realizojmë dy ndërhyrje në një ditë,” shkroi Neuralink në një postim në platformën X.

Pas këtij njoftimi, një nga pacientet që mori implantin e Neuralink, Audrey Crews, ka ndarë publikisht përparimet e saj mbresëlënëse. “ Jam gruaja e parë në botë me një ndërfaqe Neuralink BCI. Mezi pres që bota të më njohë dhe të ndjekë rrugëtimin tim,” shkroi ajo në X.

Lexo edhe:Elon Musk: Neuralink do t’u rikthejë shikimin të verbërve brenda një viti!

Crews është e paralizuar prej 20 vitesh dhe pranoi të bëhej pjesë e këtij ndërhyrjeje me shpresën për të rikthyer disa funksione. Pas operacionit, ajo bëri të ditur se ka arritur të shkruajë emrin e saj për herë të parë që nga lëndimi që e paralizoi. “Për herë të parë pas 20 vitesh u përpoqa të shkruaja emrin tim. Jam duke punuar për këtë,” tha ajo në një tjetër postim.

Përveç të shkruarit, Crews ka zbuluar se tashmë është në gjendje të luajë edhe lojëra në kompjuter, duke përdorur vetëm fuqinë e mendjes së saj, falë implantit të Neuralink.

Ky zhvillim përfaqëson një arritje të rëndësishme për teknologjinë e ndërfaqeve tru-kompjuter dhe për potencialin që ka për të transformuar jetën e njerëzve me kufizime fizike. Neuralink synon të avancojë më tej në këtë drejtim, duke ofruar zgjidhje që shkojnë përtej kufijve të mundësive tradicionale mjekësore.

IT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0