Impianti fotovoltaik në Akërni do të ndërtohet nga kompania indiane - Business Magazine Albania

Impianti fotovoltaik në Akërni do të ndërtohet nga kompania indiane


Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Zonën e Akërnisë (Vlorë) pritet të marrë një investim privat prej 70 milionë eurosh. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbyllur fazën e konkurimit dhe përzgjedhjes së kompanive.

Impianti parashikon një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MW si pjesë e masave mbështetëse dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MW (100 MW në total), të cilat do të jenë lirisht të tregtueshme në tregun e energjisë.

Në fazën finale të vlerësimit, u kualifikuan 3 ofertues. Oferta më e vlerësuar ishte ajo e paraqitur nga bashkimi i shoqërive India Power Corporation ltd e regjistruar në Indi, Mininig Resources FZE.

Lexo: Energjia, duhet të zgjedhim mes hapjes së tregut ose “arnimeve”

Ministria vëren se kompania lider e konsorciumit, India Power Coporation LTd, është një nga kompanitë më të mëdha energjitike të Indisë, me përvojë 100 vjeçare, me kapacitete të instaluara prej 1500 MW, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjisë termike, erës dhe energji diellore dhe e zotëruar nga Grupi Kanoria Foundation.

Projekti ka vlerën 70 milionë Euro dhe pritet të hapë vende të reja pune. Ai cilësohet si një hap i rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri dhe do të hapë gjithashtu rrugën për krijimin e Shqipërisë si një qendër të energjisë diellore në rajon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0