Impakti i karantinës, çfarë mund të bëjmë - Business Magazine Albania

Impakti i karantinës, çfarë mund të bëjmë


Anisa Tahiri, Psikologe

Këto ditë shumë shtete në botë po marrin masa të rrepta ndaj përhapjes së mëtejshme të Covid19. Një ndër më të rreptat është edhe karantina, e cila po zbatohet edhe në vendin tonë.

Karantina është një strategji që ka treguar efikasitet në ndalimin e përhapjes së një virusi, me synim mbrojtjen e shëndetit publik. Por sot që flasim, kur nuk kemi as vaksinë dhe as një kurë specifike ndaj covid19, karantina është kthyer në domosdoshmëri. Krahas pasojave ekonomike që pritet të ndihen në muajt në vazhdim, lufta ndaj këtij ‘’armiku’’ të padukshëm do të sjellë dhe konsekuenca psikologjike tek të gjithë ne. Nga çfarë rrezikohemi? Si mund ta kalojmë sa më lehtë këtë karantinën?

Si fillim, çfarë impakti mund të ketë karantina tek individët?

Studimet e njëpasnjëshme kanë treguar që individët e konsideruan mjaft të vështirë prishjen e rutinës, ndryshimin e rrjedhës së jetës së përditshme, që u reflektua si stres brenda familjes. Një studim i pacientëve që përfunduan në karantinë për shkak të SARS, e patën të vështirë t’ua shpjegonin fëmijëve të tyre situatën në cilën gjendeshin. Këta pacientë raportuan se ndjenin frikë, vetmi, mërzitje, zemërim dhe shqetësim se mos kishin infektuar pjesëtarët e familjeve të tyre. Duhet thënë se këta pacientë kishin akses të limituar në libra e muzikë, pra në gjëra që normalisht do të mund ta bënin karantinë më të thjeshtë. (Ne nuk kemi pse ankohemi! 😊)

Karantina mund të rrisë ndjesinë e vetmisë dhe nëse kemi kaluar situata të tjera traumatike këto kohë, atëherë do të jetë një periudhë e vështirë. Çrregullimet e stresit, ankthit, depresionit do të shfaqin tendencë rritjeje në shoqëri.

Ç’mund të bëjmë që të ndihemi më mirë gjatë karantinës?

Pandemia e Covid19, është një eksperiencë universale ndaj rrethanave të jashtëzakonshme në të cilat gjendemi. Nëse ka një emërues të përbashkët për situatën dhe për të gjithë ne, është pasiguria. Po, po, pasiguria e cila vjen nga frika për të ardhmen. Ka kaq shumë faktorë rreth nesh, të cilët nuk mund t’i ndryshojmë dhe nuk kemi asnjë ndikim. Atëherë ajo që duhet të bëjmë është fokusimi tek çfarë mund të bëjmë. Pra, nuk mund ta ndalojmë virusin jashtë në rrugët e qytetit, por e kemi në dorë që mos të dalim nga shtëpia, apo nëse na duhet patjetër të dalim, atëherë të marrim masa mbrojtëse. Këto masa do të ofrojnë një lloj qetësie tepër të rëndësishme.

  1. Zbato të gjitha masat e karantinës pikë për pikë. Pra, bëj çdo gjë që ke në dorë: rri në shtëpi, kujdesu për higjienën e duarve.
  2. Përgjithësisht ata që janë në karantinë, raportojnë lodhje emocionale, probleme me gjumin por edhe simptoma fizike si dhimbje koke. Të tjerë mund të shfaqin nervozizëm, trishtim, por dhe faj. Mos ji i ashpër me veten këto ditë.
  3. Kur ndihesh kaq i frustruar, telefono një mik, një të afërm, pyete si ndihet, sa kohë keni pa folur, çfarë ka ndodhur me jetët tua që nga hera e fundit që keni kontaktuar. Ndaj një shqetësim, ndaj disa çaste lumturie me ta.
  4. Shfrytëzoje kohën në karantinë për të bërë ato gjëra që ke dashur gjithmonë të bësh. A të kujtohen ato të hënat dhe alarmi i mëngjesit?

Lexo:  Kush e ka fajin për pandemitë?

Le ta kalojmë sa më shëndetshëm këtë periudhë karantinimi. T’u shprehim dashurinë familjarëve, të gatuajmë së bashku, të flasim, të diskutojmë e të ndihmojmë në punët e shtëpisë.

Këto ditë të vështira, le të jemi më tolerantë me mamanë që mërzitet, me bashkëshorten që ankohet se nuk po e ndihmon askush, me fëmijën që qan se do të shëtisë, me gjyshin që do të dalë nga shtëpia, apo me babain a bashkëshortin që nuk është mësuar të shpenzojë kaq shumë kohë në shtëpi.

Le të jemi më të mirëkuptueshëm me grindjet e vogla që janë të pranishme në çdo familje.

Të kuptojmë që duhet të mbrojmë njëri-tjetrin e veten.

Të kuptojmë që jemi në të njëjtën skuadër, kundra virusit, dhe jo kundër njëri-tjetrit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0