"Impact your Future", një event totalisht ndryshe nga Said Duleviç! - Business Magazine Albania

“Impact your Future”, një event totalisht ndryshe nga Said Duleviç!

9 dhjetori u dedikua marketingut digjital nga një event 5-orësh i organizuar nga Said Duleviç.

Said, një digital creator, lektor dhe sipërmarrës prej vitesh. Përveç trajnimeve në qendrën e tij Impact Education sjell herë pas here trajnime në nivelin e eventeve apo webinar-eve. Ky event pati një numër të lartë pjesëmarrësish afërsisht 100 persona ku 25 prej tyre ndoqën drejtpërdrejtë në Zoom.
U mësua live Seo e një website dhe me pas një fushatë në Google Ads dhe në pjesën e dytë Meta Ads.

SEO: Arti i Renditjes në Motorët e Kërkimit
Në këtë sesion, u zbuluan teknikat më efikase për të optimizuar faqen tuaj të internetit për motorët e kërkimit. U shpjegua mënyra si të zgjidhni fjalët kyçe të duhura, si të strukturoni përmbajtjen për të rritur trafikun organik dhe si të analizoni performancën e faqes tuaj.

Lexo edhe:Trajnim Intensiv: Zbuloni sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads

Google Ads: Reklama që Konvertojnë
Në këtë sesion u fol rreth mënyrës si të krijoni dhe menaxhoni fushata të suksesshme në Google Ads. U dhanë këshilla dhe tips rreth zgjedhjes së audiencës, përcaktimit të buxhetit, dhe krijimit të kopjeve të reklamave që konvertojnë. Gjithashtu, Said, zbuloi sekretet e analizimit të të dhënave për të përmirësuar vazhdimisht performancën e fushatave tuaja.

Meta Ads: Maksimizoni Praninë në Rrjetet Sociale
Sesioni i fundit u fokusua  në të mësuarit e strategjive të reklamimit në platforma si Facebook dhe Instagram. Si të targetoni audiencën tuaj në mënyrë efikase, si të përdorni imazhet dhe videot për të tërhequr vëmendjen, dhe si të matni suksesin e reklamave tuaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0