ILO: Shqipëria e drejtë në pagat mes meshkujve dhe femrave - Business Magazine Albania

ILO: Shqipëria e drejtë në pagat mes meshkujve dhe femrave

~2 minuta lexim


Shqipëria është ndër vendet me paga më të ulëta në Europë. Për më tepër, vitet e fundit, studimet tregojnë se paga reale është në ulje. Megjithatë, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), vëren se Shqipëria është mes vendeve me më shumë barazi gjinore në paga.

Hendeku gjinor në paga në Shqipëri 5.4% kur mesatarja globale është 18.4%. Vlerësimi bëhet në bazë të pagës për orë.

Belgjika kryeson për barazinë gjinore në të ardhura.

Edhe për treguesin tjetër, GINI, atë të barasizë apo hendekut të të ardhurave mes punonjësve në tërësi, vendi ynë renditet në pozicion të mirë. Koeficienti në këtë rast është 32. Megjithatë, kjo e renditur mes vendeve me të ardhura mesatare.

Vendet me të ardhura të larta, kanë një hendek më të ngushtuar  (26.1) ne barazinë e të ardhurave mes punonjësve në tërësi.

Raporti i ILO

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0