Ilaçi remdesivir rezulton efektiv tek pacientët me koronavirus

Ilaçi remdesivir rezulton efektiv tek pacientët me koronavirus


Pacientët e prekur nga Covid-19 të cilët po marrin një ilaç eksperimental, të quajtur remdesivir, po shërohen shpejt në SHBA. Shumica e tyre kanë mundur të shkojnë në shtëpi brenda ditësh, raportoi STAT News të enjten, pas një bisede me mjeken Kathleen Mullane nga universiteti i Çikagos.

“Pacientët që morën pjesë në një provë klinike të ilaçit, të gjithë kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi”, ka thënë mjekja.

Deri tani nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, e cila mund të shërojë pneumoni të rëndë apo sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute, e njohur si Sars. Por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara po shqyrton disa medikamente dhe trajtime të tjera, mes të cilave edhe ‘Remdesivir’.

Ilaçi u testua kundër Ebolas, por nuk pati shumë sukses. Testimet e shumta në kafshë ndërkohë treguan se ilaçi mund të parandalojë dhe trajtojë koronaviruset që lidhen me Covid-19, duke përfshirë SARS-in dhe MERS-in, sindromë respiratore e Lindjes së Mesme.

Në muajin shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha që ‘Remdesivir’ tregoi potencial kundër Covid-19.

CNN Health

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0