Ideja juaj mund të shndërrohet në një biznes! - Business Magazine Albania

Ideja juaj mund të shndërrohet në një biznes!


Sipërmarrësit e rinj të turizmit kulturor në vendet e Adriatikut

  • Jeni nën 40 vjeç dhe keni një ide biznesi në fushën e kulturës?
  • Dëshironi të investoni në trashëgiminë kulturore të vendeve të Adriatikut?

Me Ecapital Culture – Adriatic Start Up School – Ideja juaj mund të shndërrohet në një biznes!

Ju do të keni mundësinë të zhvilloni dhe realizoni idetë tuaja përmes një kursi trajnimi dhe mbështetjes së eksperteve dhe sipërmarrësve ndërkombëtarë, tërësisht falas.

Aplikoni për të jetuar 2 muaj (17 Tetor – 16 Dhjetor 2016) pranë “La Mole Vanvitelliana” në Ancona, në kampusin e pare për ‘Start Up’ –Kulturore në makro-rajonin Adriatiko-Ionian. “THIRRJA PER IDE” përfundon me 15 shtator 2016.

Forma e aplikimit gjendet në: startupschool.ecapital.it

Fondacioni Marche, Dhoma e Tregtisë së Ankonës, Universiteti Politeknik i Marche, Qyteti i Ankonës, & Istao kane nisur Edicionin e dytë: THIRRJE PER IDE“ECAPITAL Culture Adriatic Start Up School” për krijimin e bizneseve të reja (Start Up) në fushën e kulturës në Makro-Rajonin Adriatiko-Ionian.

Me mbështetjen e Grupit Intesa Sanpaolo u mundësuan bursat e studimit për ndjekjen e kursit të trajnimit që nis në Shkollën e Start Up, në Ankona, për të gjithë fituesit e kësaj “Thirrje për Ide”. Kjo iniciativë u ofron pjesëmarrësve një eksperiencë edukimi me synim zhvillimin e Projekt Idesë së tyre të Biznesit në fushën e kulturës, me synim zhvillimin e trashëgimisë kulturore të zonës, duke e kthyer atë në një sipërmarrje.

20 studentë të vendeve të rajonit Adriatiko-Ionian: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Mali i Zi, Serbi, Slloveni, Itali do të nisin nga Ideja e Sipërmarrjes, në Projektimin e saj dhe fitimin e njohurive për zbatimin sa më të suksesshëm të Plan Biznesit të tyre të ri. Ky kurs edukimi, në gjuhën angleze, do të jetë i një niveli të lartë, shoqëruar me shembuj të historive të suksesit të rasteve konkrete në Europë,me fokus në çështje & fusha si: Vendet Arkelogjike, Arkitektura, Evente, Ushqimi, Performancat Live, Teatër, Filma, Muze, Muzikë, Botime, Parqe Tematike, Arte Vizive.

-Kohëzgjatja e Kursit: 2 muaj (17 Tetor – 16 Dhjetor 2016);

-Vendi: Mole Vanvitelliana, Ancona, Itali;

-Eshtë i mundur vetëm aplikimi online në website startupschool.ecapital.it

-Afati i fundit i aplikimeve është 15 Shtator 2016 në orën 12:00.

Intesa Sanpalo Bank Albania promovon iniciativat dhe bashkëpunimet që i hapin rrugën bizneseve të reja shqiptare, forcojnë kapacitetet e burimeve njerëzore në vendet e rajonit, dhe u japin një mundësi unike të rinjve me ide inovative biznesi, duke qenë një shembull i përkryer i bashkëpunimit ndër-rajonal, në respektim të kulturave lokale të secilit vend, me synim zhvillimin e njëkohshëm të rajonit në fushën e trashëgimisë kulturore e turizmit.

 

burimi: fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0