"ICT Femra e Vitit," Blerta Thaçi: "Vizioni ynë është që të krijojmë një sektor pa paragjykime të IT-së në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit" - Business Magazine Albania

“ICT Femra e Vitit,” Blerta Thaçi: “Vizioni ynë është që të krijojmë një sektor pa paragjykime të IT-së në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit”


Blerta Thaçi është themeluese e Girls Coding Kosova, një organizatë jo qeveritare e krijuar për të bashkuar dhe krijuar rrjetin e femrave të pasionuara në teknologji. Aktualisht punon në Open Data Kosovo si zhvilluese softueri dhe udhëheqëse e programeve të organizatës.

Girls Coding Kosova ka arritur të organizojë dhe zbatojë dyzet e tetë aktivitete të ndryshme, të tilla si meetups, seminare, kampe kodimi, trajnime, dhe prezantime që kanë angazhuar një total prej 3,751 pjesëmarrësish.

BM: Përgëzime për çmimin e fituar në ICT Awards “ICT Gruaja e Vitit”. Kush është Blerta Thaçi?

Blerta Thaçi është themeluese e Girls Coding Kosova, një organizatë jo qeveritare e krijuar për të bashkuar dhe krijuar rrjetin e femrave të pasionuara në teknologji. Aktualisht punon në Open Data Kosovo si zhvilluese softueri dhe udhëheqëse e programeve të organizatës. Ajo ka studiuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,Universitetin e Prishtinës në departamentin e Kompjuterikes. Ajo është shumë entuziaste dhe aktive në komunitetin e teknologjisë në Kosovë, si anëtare e FLOSSK Kosova dhe Prishtina Hackerspace.

Rrjeti i saj përfshin mbi 1000 femra aktive nga të gjitha komunat e Kosovës, të moshave pesëmbëdhjete deri në njëzet e pesë vjeç. Ajo që filloi si një lëvizje jo-formale në vitin 2014 është zyrtarizuar në një organizatë jo-qeveritare në vitin 2015. Në këtë periudhë të shkurtër kohe, Girls Coding Kosova ka arritur të organizojë dhe zbatojë dyzet e tetë aktivitete të ndryshme, të tilla si meetups, seminare, kampe kodimi, trajnime, dhe prezantime që kanë angazhuar një total prej 3,751 pjesëmarrësish.

ict-femra-e-vitit-blerta-thaci-vizioni-yne-eshte-qe-te-krijojme-nje-sektor-pa-paragjykime-te-se-ne-kosove-dhe-rajonin-e-ballkanit-businessmag

BM: Si iu lindi ideja për këtë projekt dhe sa kohë ka që është themeluar Girls Coding Kosova?

Blerta ThaçiOrganizata ka filluar aktivitetet nga viti 2014 dhe deri sot ne kemi punuar shumë projekte që fokusohen në dizajnimin dhe implementimin e punimeve intensive të ngritjes së kapacitetit dixhital që i mësojnë femrat si të dizenjojnë, zhvillojnë dhe krijojnë zgjidhje softuerike profesionale për çështje që lidhen me qeverisjen e mirë, komunitetin dhe vendin ku jetojnë. Ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë mbi këto arritje që të përmirësojmë kualitetin e jetës në një shkallë më të lartë. Këto projekte janë realizuar gjithmonë në partneritet me klientët lokalë institucionalë që përfitojnë nga produkti përfundimtar.

Disa nga projektet më të suksesshme janë: OMADA (Seri e trajnimeve ne web design, web development dhe mobile development), EcShlire (Aplikacion Mobil që shërben për të raportuar ngacmimet seksuale), DevelopHer Scholarships (Bursa për 10 vajza në programin Coding Dojo për Web Development: FULL Stack), IT has no gender (Platformë për raportimin e diskriminimit gjinor në fushën e IT-së), dhe Techstitution (Teknologji për institucionet e Kosovës, me komunitetin si zhvillues të produkteve).

Gjithashtu organizojmë edhe aktivitete të tjera promovuese ditore si Ada Lovelace Day, Girls in ICT International Day, Young Girls in Technology Day, apo prezantime në konferenca (Bruksel, Oslo, Sarajeve, Poloni dhe Tirane) dhe pjesëmarrje në diskutime jo-formale si Barcamps, Product Tank Prishtina dhe Global Enterprenurship Week.

Në fund të vitit 2016 Girls Coding Kosova është shpërblyer me Çmimin FIDES për Kontribut në Nivel Kombëtar, i cili është mbajtur për të nderuar kontributet filantropike të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë.

ict-femra-e-vitit-blerta-thaci-vizioni-yne-eshte-qe-te-krijojme-nje-sektor-pa-paragjykime-te-se-ne-kosove-dhe-rajonin-e-ballkanit-businessmag
BM: Cilat janë objektivat që doni të arrini përmes kësaj organizate?

Blerta ThaçiVizioni ynë është që të krijojmë një sektor pa paragjykime të IT-së në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit duke u fokusuar në:

  • Ekspozimin e hershëm të vajzave dhe inkurajimin e tyre që të fillojnë sa më herët praktikimin e këtij profesioni
  • Rritjen e përgjithshëm të numrit të vajzave të interesuar në teknologji/programim
  • Rritjen e numrit të e vajzave që të konsiderojnë fushën e programimit si një profesion akademik
  • Rritjen e numrit të vajzave si sipërmarrëse në fusha të reja duke përdorur programimin dhe inovacionin

Përveç trajnimeve, GCK është e vendosur të bëjë ndryshime në shoqëri përmes anëtarëve të saj. Deri më tani, ka realizuar disa projekte që synojnë krijimin e një shoqërie më të mirë, qoftë përmes raportimit të ngacmimeve seksuale ose vizualizimit të të dhënave të prokurimit prej komunave. Bazuar në listën e konsiderueshme e anëtareve të aftësuara përmes trajnimeve, GCK synon të zgjerojë fushë-veprimtarinë e këtyre projekteve në të ardhmen.

BM: Si e shihni të ardhmen e femrave programuese? Mendoni se do ndryshojë raporti i meshkujve kundrejt femrave në fushën e programimit duke qenë se meshkujt janë më të shumtë në këtë fushë?

Blerta ThaçiIndustria e teknologjisë ka mundësi të pafund dhe resurset për të arritur suksese në këtë fushë janë të palimitueshme. Krejt çfarë ju nevojitet për të bërë ndryshimin që doni të shihni në rrethin ku jetoni, është një kompjuter dhe qasje në internet, gjë që shumica prej nesh e kemi. Prandaj, t’i përdorim këto mundësi për të krijuar vendin tonë të punës, ofruar një zgjidhje teknologjike që do t’i ndihmonte miliona njerëzve apo thjesht të punojmë në një fushë e cila gjithmonë sjell risi dhe na mban në të njëjtin hap me kohën!

BM: Ku e shihni veten pas 5 vitesh?

Blerta ThaçiPatjetër ende në industrinë e teknologjisë, dhe shpresojë duke vazhduar të kontribojë në të mirën publike dhe duke bërë ndryshime pozitive në shoqëri!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0