Jeff Bezos, një nga njerëzit më të pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i Amazon ka konfirmuar se do të udhëtojë në hapësirë muajin tjetër. Bezos, i cili themeloi kompaninë hapësinore “Blue Origin”, do të udhëtojë së bashku me vëllain e tij dhe fituesin e një ankandi.
“Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë. Më 20 Korrik, unë do ta bëj këtë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë.”,-shkroi miliarderi në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CP0MSOqnYEo/
Blue Origin është një ndër kompanitë më të njohura të turizmit hapësinor, bashkë me SpaceX të Elon Musk dhe Virgin Galactic Holdings të Richard Branson. Për të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në këtë fluturim, ekziston vetëm një biletë e cila ka dalë në ankand, ku ofertuesi më i madh i momentit është një person me $2.8 milionë. Ankandi do të përfundojë në 12 qershor.
Kompania ka thënë se klientët do të përjetojnë një eksperiencë 4 ditore, duke përfshirë 3 ditë trajnim para fluturimit në kampin e nisjes në Texas. Kapsula hapësinore ka “dritaret më të mëdha në historinë e anijeve kozmike”, sipas website-it zyrtar të Blue Origins, në mënyrë që pasagjerët të kënaqen me pamjet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto