I nxehti "përvëlon" kontinentin. Thyhet çdo rekord temperature në Europë - Business Magazine Albania

I nxehti “përvëlon” kontinentin. Thyhet çdo rekord temperature në Europë

Një valë të nxehti mbytës ka bërë që në mbarë Europën të regjistrohen temperature rekord për qershorin. Fronti përvëlues ka bërë të kapërcehet kufiri mesatar i temperaturave karakteristike për këtë muaj, e kjo vlen edhe për veriun e kontinentit të vjetër. Dy ditë më parë, termometri në Norvegji shënoi 32.5 gradë Celsius, që është një rekord në Rrethin Arktik. Në qershor, thotë BBC, Polonia shënoi temperatura mbi 35 gradë Celsius, e më shumë se 37 gradë u regjistruan në Gjermaninë Lindore.

Lexo edhe: Temperaturat e larta në të dy polet po i tmerrojnë shkencëtarët

Rekord temperaturash u shënuan edhe në Ballkan; Sllovenia e Kroacia përjetuan qershorin më të nxehtë, ndërsa  Bosnja – Hercegovina iu afrua rekordit të këtij muaji atje prej 41 gradësh Celsius. Përvëlimi ka pushtuar dhe veriun e Afrikës; ferri i vërtetë u shënua në Tunizi, ku metereologët matën  48.7 gradë. Disa zona në jug të Austrisë u përballën ndërkohë me stuhi që shkaktuan rrëshqitje toke, duke vrarë një person e duke shkaktuar përmbytje e bllokim rrugësh në rajonin e Carinthias, ndërsa një përkeqësim i kushteve atmosferike pritet më vonë gjatë javës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0