Hyn në fuqi ligji për amnistinë për bizneset dhe makinat - Business Magazine Albania

Hyn në fuqi ligji për amnistinë për bizneset dhe makinat


Ligji për amnistinë, fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore për bizneset dhe makinat, është botuar në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë më pas, në datën 6 Maj 2017.

Ky ligj parashikon pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara, të detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara.

Subjektet, për të cilat fshirja/shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje/shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj.

Nga ky ligj përfitojnë subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të ç’regjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore, subjektet debitore ndaj administratës doganore, si dhe subjektet pronare të mjeteve të transportit.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0